LAJMPRESS: Toyota tërheq nga tregu mbi 1 milion makina Toyota tërheq nga tregu mbi 1 milion makina ================================================================================ lajm gazeta on 31/01/2010 11:04:00 Kompania japoneze e prodhimit të makinave, Toyota, një prej kompanive më të mëdha në botë, ka njoftuar tërheqjen e një seri makinash nga tregu. Gati dymilion makina janë tërhequr nga tregu në Evropë, për shkak të shqetësimeve për një defeket që lidhet me pedalet e shpejtësisë. Më herët kompania njoftoi tërheqjen e 2.3 milion makinave në SHBA për të njëjtën arsye. Tetë modelet që po tërhiqen janë AYGO, iQ, Yaris, Auris, Corolla, Verso, Avensis dhe RAV4, data e prodhimit të të cilave shkon deri në shkurt 2005. Ky vendim nuk prek modelet Lexus. "Ne e kuptojmë se situata aktuale po krijon shqetësime dhe për këtë na vjen shumë keq," tha Tadashi Arashima, shefi ekzekutiv i Toyota Motor për Evropën. Toyota tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë aksidenti dhe vetëm një numër i kufizuar incidentesh që kanë të bëjnë me pedalet e shpejtësisë, ishin raportuar në Evropë. Një shitës i makinave Toyota në SHBA e quajti zhgënjyes këtë zhvillim. "Toyota ka qënë gjithmonë një lider përsa i përket cilësisë, qëndresës dhe besimit," tha Bob Page. Por Toyota nuk është e vetme. Rivalja e saj Honda njoftoi se po tërheq 640 mijë makina, për shkak të një problemi me dritaret. Kompania është e shqetësuar për një rrezik zjarri, pas vdekjes së një fëmije në Afrikën e Jugut. /bbc/