LAJMPRESS: Kina proteston për takimin Obama-Dalai Lama Kina proteston për takimin Obama-Dalai Lama ================================================================================ lajm gazeta on 19/02/2010 09:32:00 Qeveria kineze e ka ftuar ambasadorin amerikan në Pekin që të protestojë për shkak të takimit të presidentit amerikan Barak Obama me udhëheqësin shpirtëror të Tibetit në mërgim, Dalai Lama. Ministria e Jashtme e Kinës tha se takimi në Shtëpinë e Bardhë e “ka cënuar pranimin e vazhdueshëm të qeverisë së Shteteve të Bashkuara se Tibeti është pjesë e Kinës”. Ministria poashtu tha se takimi “i ka dëmtuar seriozisht” marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës. /rel/