LAJMPRESS: Tërmeti i fuqishëm godet Kilin Tërmeti i fuqishëm godet Kilin ================================================================================ lajm gazeta on 28/02/2010 11:16:00 Një tërmet i fuqishëm pothuajse nëntë ballësh sipas shkallës Richer ka goditur Kilin. Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin në gjysëm shekulli. Të paktën 78 persona kanë vdekur dhe ka patur dhe dridhje të fuqishme toke pas tërmetit. Presidentja Michelle Bachelet, e shpalli zonën qendrore të vendit zonë katastrofe dhe u ka apeluar kijanëve që të ruajnë gjakftohtësinë. Tërmeti ka gjeneruar dhe një cunami dhe janë bërë paralajmërime për gjithë rajonin e paqësorit nga Meksika, deri në Zelandën e re dhe Japoni. Dridhje në Santiago Epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit Concepcion dhe komunikimi me të ishte i vështirë për disa orë. Imazhet e para televizive nga qyteti tregojnë ndërtesa të rrënuara dhe rrugë të shkatërruara. Ekipet e shpëtimit janë dërguar në rajon, por ende nuk dihet shkalla e dëmit të shkaktuar prej tij. Një numër viktiamsh janë njoftuar dhe nga zonat e tjera të Kilit. Ndërtesa të rrëzuara ka patur dhe në dhe përreth kryeqytetit, Santiago ku u ndjenë dridhje të fuqishme deri për 30 sekonda. Banorë të kryeqytetit, Santiago, mbi 300 km larg nga epiqendra thanë se tronditjet i kishin zgjuar nga gjumi. Tërmeti u ndje dhe në zonën e Andeve në Argjentinë. Viktima Presidentja Michele Bachelet udhëtoi shkoi menjëherë në një qendër emergjence në kryeqytet, ku po koordinohen operacionet e shpëtimit për të mësuar se sa të rëdna ishin pasojat e tërmetit. Znj. Bachelet bëri thirrje për të ruajtur gjakftohtësinë dhe konfirmoi se kishte njoftime për viktima. Ajo tha se numri i tyre mund të rritej. Ajo tha se autoritetet ishin duke punuar për të mësuar se si ishte prekur rajoni nga tërmeti- cila ishte gjendja e rrugëve, spitaleve dhe numrin e viktimave dhe të lënduarve. Paralajmërim për cunami Shërbimi gjeologjik amaerikan tha se epiqendra e tërmetit ishte në thellësi rreth 35 km nën sipërfaqen e tokës. Është lëshuar një paralajmërim për cunami për Kilin, Ekuadorin, Kolumbinë dhe Panamanë. Tërmeti më i fuqishëm i shekullit të njëzetë, 9.5 ballësh e goditi Kilin në vitin 1960 dhe la 6 mijë të vrarë. Ai shkaktoi dallgë gjigande mijëra km larg nga vendi. Vetëm vitin e shkuar, vendi u godit nga dy tërmete të fuqshme. /bbc/