LAJMPRESS: Raportet SHBA–Turqi në rrezik, tërhiqet ambasadori turk Raportet SHBA–Turqi në rrezik, tërhiqet ambasadori turk ================================================================================ lajm gazeta on 05/03/2010 09:28:00 Turqia, anëtare e NATO-s, e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Shtetet e Bashkuara për konsultime, pas votimit në Komitetin e Kongresit amerikan, që vrasjet masive të armenëve nga Perandoria Otomane i vlerëson si gjenocid. Në një kumtesë, kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha poashtu se ishte seriozisht i shqetësuar se rezoluta jo obliguese mund t’i dëmtoj lidhjet turko – amerikane dhe përpjekjet që Turqia myslimane dhe Armenia e Krishterë t’i lënë pas armiqësitë shekullore. Votimin në Komitetin për marrëdhënie të jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit, Armenia e ka përshkruar si nxitje për të drejtat e njeriut. Rezoluta ende duhet të kaloj në Dhomën Përfaqësuese për miratim. Miratimi i saj nuk duket i sigurt. Turqia e pranon se shumë armenë të krishterë janë vrarë nga Turqit Otomanë, por nuk pranon se janë vrarë afro 1,5 milion dhe e kundërshton se ky ishte gjenocid. /rel/