LAJMPRESS: Protesta kundër qeverisë në Tajlandë Protesta kundër qeverisë në Tajlandë ================================================================================ lajm gazeta on 15/03/2010 09:17:00 Një numër i madh i protestuesve anti-qeveritarë në Tajlandë janë mbledhur jashtë kazermave të ushtrisë në kryeqytet, Bangkok, ku kryeministri, Abhisit Vejjajiva, është duke qëndruar. Ata kërkojnë nga ai që të jep dorëheqje dhe të thërrasë zgjedhje por zoti Abhisit ka dalur në televizionin kombëtar ku ka thënë nuk mund të pranojë kërkesën e tyre. Ai tha se zgjedhjet duhet të mbahen sipas rregullave të përbashkëta dhe të jenë të qeta. Protesta e madhe deri tani ka qenë e qetë, por korrespondenti i BBC në Bangkok thotë se nuk ka asnjë shenjë që të sugjeroje se ndonjëra prej palëve do të bëjë komprmois. Shumë prej protestuesve janë mbështetës të ish kryeministrit, Thaksin Shinawatra./bbc/