LAJMPRESS: Vjenë: 6 të vdekur nga përplasja e një autobusi nga Kosova Vjenë: 6 të vdekur nga përplasja e një autobusi nga Kosova ================================================================================ lajm gazeta on 22/02/2010 12:55:00 Autoritetet thonë se nga përplasja e një autobusi dhe dy kamionëve, në një autostradë në Austri, kanë humbur jetën 6 vetë dhe janë plagosur së paku 30 të tjerë. Policia austriake tha se përplasja ndodhi të dielën në mesnatë afër vendbanimit Hajlegenkrojc, por nuk ka dhënë detaje lidhur me personat që humbën jetën apo për shkaqet e aksidentit. Mediat austriake kanë raportuar se në autobus gjendeshin udhëtarët nga Kosova për në Gjermani. Policia sot ka konfirmuar vetëm se autobusi ishte me targa gjermane. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta. /rel/