LAJMPRESS: PDK shpall fitoren në Gjilan PDK shpall fitoren në Gjilan ================================================================================ lajm gazeta on 15/03/2010 08:55:00 Ende pa dalë KQZ-ja me rezultate zyrtare për zgjedhjet e mbajtura të dielën për raundin e tretë në komunën e Gjilanit, Partia Demokratike e Kosovës tashmë e ka shpallur fitoren. Zyrtarë pranë kësaj partia kanë thënë se kandidati i tyre (që njëkohësisht është edhe kryetar aktual i Gjilanit), Qemajl Mustafa ka dalë fitues me 55% të votave karshi kundërkandidatit të partisë tjetër në këto zgjedhje, Fatmir Rexhepi nga LDK. Simpatizues të kësaj partie kanë dalë nëpër rrugët e Gjilanit për të festuar fitoren e vetëshpallur. /Zëri/