LAJMPRESS: Zvicër, Serbi plagosë kosovarin Zvicër, Serbi plagosë kosovarin ================================================================================ lajm gazeta on 15/04/2010 07:42:00 Në një zonë industriale në Regensdorf të Zvicrës, të hënën pasdite është shkaktuar një zënkë ndërmjet një kosovari 31 vjeçar dhe serbit 38 vjeçar, bëjnë të ditura mediat zvicerane. Nga komunikata e Policisë kantonale të Zürichut mësohet se pas zënkës së shkurtër, serbi ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të kosovarit, duke e qëlluar atë në qafë. Kosovari i plagosur ka arritur që të shkojë deri te spitali më i afërt, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Nga ana tjetër, pas veprës së kryer, serbi i është dorëzuar policisë zvicerane. Motivi i zënkës dhe rrjedha e saktë e ngjarjes ende nuk dihen. Ndaj shtetasit serb është ngritur kallëzim penal.