LAJMPRESS: Ndërron jetë shkrimtari Dhimitër Xhuvani Ndërron jetë shkrimtari Dhimitër Xhuvani ================================================================================ Rijad Murati on 20/10/2009 07:59:00 Shuhet shkrimtari i njohur i letërsisë artistike shqiptare, Dhimitër Xhuvani. Jeta e shkrimtarit u ndërpre të hënën, në moshën 75 vjeçare në banesën e tij ne Tirane. Mësohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Xhuvani njihet si njeri i nderuar në rrethin e shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë dhe përtej kufijve. Dhimitër Xhuvani lindi më 1934 në Pogradec. Studioi letërsinë në Tiranë dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" të Moskës. Ai njihet si autor i 50 veprave artistike ku më të famshmet janë, Kambanat e fundit (1958), Midis dy netëve (1962), Tuneli (1966), Përsëri në këmbë (1970), Fan Smajli (1971), Zgjimi i Nebi Surrelit (1976), Do të jetojmë ndryshe (1979), Vdekja e zotit Kaloti (1981), Bota ime (1984). Xhuvani njihet gjithashtu edhe si skenarist i disa filmave dhe dokumentareve shqiptarë.