LAJMPRESS: Aliu dënohet me burg të përjetshëm Aliu dënohet me burg të përjetshëm ================================================================================ lajm gazeta on 05/02/2010 09:09:00 Gjykata Themelore në Shkup të enjten gjatë një seance gjyqësore dënoi me burg të përjetshëm tre ish-pjesëtarët e UÇK-së, Harun Aliun, Ismail Etemin dhe Bashkim Bajramin. Tre personat e lartpërmendur akuzohen për vrasjen e një pjesëtari të forcave speciale maqedonase “Tigrat” në janar të vitit të kaluar në lagjen Autokomandë të Shkupit. Gjykata gjithashtu ka dënuar me tre vite burg edhe Bekim Dardhishtën, i cili sipas tyre ishte i involvuar në këtë rast. Avokati i tyre Elenko Milanov theksoi se dënimin është shqiptuar në mungesë të fakteve, që sipas tij, në një sistem normal të drejtësisë kjo nuk do të ndodhte. Harun Aliu është kryetari i Alternativë Kombëtare dhe ish-komandant i UÇK-së.