LAJMPRESS: Nimic viziton Shkupin më 25 shkurt Nimic viziton Shkupin më 25 shkurt ================================================================================ lajm gazeta on 08/02/2010 18:11:00 Ndërmjetësi në kontestin për emrin, Metju Nimic po merret vesh me Greqinë dhe Maqedoninë për ditën e vizitës në Shkup dhe Athinë, kumtoi sot zëdhënësja e KB-së, Vanesa Maestraçi. "Ambasadori Nimic po punon në harmonizimin e datës së përbashkët të pranueshme për vizitë në rajon me ftesë të qeverive të së dy vendeve. Data do të kumtohet pasi që do të arrihet marrëveshje për atë", kumton Maestraçi. Nga Ministria e Jashtme konfirojnë se në konsultimet e ndërsjellta, parimisht kanë rënë dakord për datën 25 shkurt, si datë kur Nimic duhet ta vizitojë Maqedoninë. Tani për tani nuk ka informata se kur do ta vizitojë Athinën.