LAJMPRESS: ZGJOHU! TV Sitel ofendoi shqiptarët ZGJOHU! TV Sitel ofendoi shqiptarët ================================================================================ lajm gazeta on 12/03/2010 11:38:00 Lëvizja Qytetare ZGJOHU! shpreh indinjatë të thellë në lidhje me ofendimin e rëndë të Televizionit SITEL ndaj qytetarëve azilkërkues të Likovës dhe Kumanovës të cilët po ktheheshin me autobus nga Belgjika në vendlindje. Në lajmet e mesditës të datës 11 mars 2010, prezentuesi i lajmeve u shpreh "Lesi kthehet në shtëpi" duke iu referuar qytetarëve shqiptar që po ktheheshin nga Belgjika. Lëvizja Qytetare ZGJOHU! kërkon nga këshilli për radiodifuzion i Republikës së Maqedonisë që të ndermerr masa urgjente për shprehjen e qartë dhe të qëllimshme të urrejtjes në gjuhën e përdorur nga ky televizion dhe disa prej gazëtarëve që punojnë aty. Këshilli për Radiodifuzion duhet t’ia merr liçencën këtij televizion pasi që po nxit urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare si dhe po tensionon marrëdhëniet ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në vend ZGJOHU! gjithashtu kërkon nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë të dënojë ashpër këto shprehje ofenduese dhe këtë tendencë permanente të TV SITEL për nxitje të urejtjes midis dy komuniteteve shtetformuese dhe t’i fton në përgjegjësi gazetarët skandaloz dhe redaktorët përgjegjës. Lëvizja ZGJOHU! apelon deri te të gjithë shqiptarët dhe komunitetet tjera që t’a ngrejnë zërin e protestës kundër politikës diskriminuese të televizionit SITEL. ZGJOHU! fton shoqërinë civile shqiptare, biznesin shqiptar dhe të gjithë partitë politike dhe funksionerë shqiptarë që plotësisht t’a bojkotojnë TV SITEL në rast që ky televizion nuk i kërkon falje qytetarëve të kthyer nga Belgjika dhe kombit shqiptar.