LAJMPRESS: Shkupi dhe Beogradi masa për pengimin e azilantëve Shkupi dhe Beogradi masa për pengimin e azilantëve ================================================================================ lajm gazeta on 12/03/2010 19:13:00 Ministri i brendshëm serb Ivica Daçiq ka realizuar njw takim në Shkup me homologen e tij maqedonase Gordana Jankullovska ku wshtw biseduar lidhur me azilkërkuesit nga Serbia dhe Maqedonia në vendet e Bashkimit Europian. Daçiq ka thënë se duhet marrë masa preventive për të parandaluar keqpërdorimin e liberalizimit të vizave. "Duhet të bëjmë gjithcka që Europa mos të frikësohet nga Ballkani Përëndimorë, për shkak të emigracionin illegal dhe azilantëve të ndryshim pasi kjo mund të rrezikojë të ardhmën europiane të rajonit" tha Daçiq. Dy ministrat kanë thënë se do të hetojnë nëse me azilantët e rrejshëm kanë manipuluar agjencitë tutistike. Kryeshefja e policisë maqedonase Gordana Jankullovka ka njoftuar se deri tani ministria ka marrë masa kundër 8 agjencive në Maqedoni. Ndërkohë mbrëmjen e së enjtes në Maqedoni ka mbërritur autobusi i parë me azilkërkuesit e kthyer nga Belgjika. Bëhet fjalë për 21 shtetas të Maqedonisë dhe 19 të Serbisë, kryesisht nga Lugina e Preshevës. Në Belgjikë azil kanë kërkuar 409 qytetarë nga Maqedonia dhe 400 nga Serbia, kurse në Suedi janë regjistruar mbi 500 azilkërkues serb.