LAJMPRESS: Shtetasi maqedonas gëlltitë pasaportën para policisë Shtetasi maqedonas gëlltitë pasaportën para policisë ================================================================================ lajm gazeta on 18/03/2010 08:53:00 E përditshmja gjermane “Badische Zeitung” në numrin e saj të së hënës, shkruan për një rast jo të zakonshëm. Si zakonisht, policia rrugore gjermane në autostradën ndërmjet Freiburgut dhe Karslruhes, i dënonte vozitësit të cilët ose nuk kishin rripin e sigurisë, ose flisnin me celular në dorë. Pas një kontrolli rutinë të saj, policia ka ndaluar edhe një shtetas maqedonas 34-vjeçar, i cili ka qenë duke drejtuar një kamion të huazuar, rrugës për në picerinë e vet. Pasi i kërkojnë dokumentet e identifikimit, ai deklaron se të njëjtat i ka në shtëpi, ndërsa për të vërtetuar identitetin, ai ka hapur portofolin e vet, me ç‘rast policia ka vërejtur një pasaportë në të cilën vetëm fotografia ka qenë e vërtetë. Duke u munduar që t’i zhdukë gjurmët e falsifikimit, ai fillon ta hajë pasaportën italiane, por policia arrin që të shpëtojë disa copëza të cilat do t‘i përdorë kundër tij gjatë procedurës gjyqësore.