LAJMPRESS: OSBE, respekt ndaj Komitetit për marrëdhënie ndëretnike OSBE, respekt ndaj Komitetit për marrëdhënie ndëretnike ================================================================================ lajm gazeta on 19/03/2010 08:52:00 Një komitet funksional kuvendor për marrëdhënie midis bashkësive do të jetë një hap përpara për krijimin e marrëdhënieve të mira dhe për zvogëlimin e mosmarrëveshjeve. Kjo thuhet në deklaratën me shkrim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për Radio Evropën e Lirë, lidhur me disa takimet e pambajtura të Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive në Kuvendin e Maqedonisë. “I krijuar me Marrëveshjen kornizë të Ohrit, ky Komitet ishte paraparë të jetë forum kryesor për dialog midis bashkësive. Është për keqardhje që ky Komitet nuk mund të takohet në katër sesionet e fundit”, thuhet në deklaratën e OSBE-së.