LAJMPRESS: Harun Aliu, viktima e katërt në incident Harun Aliu, viktima e katërt në incident ================================================================================ lajm gazeta on 13/05/2010 07:39:00 Harun Aliu, për të cilin ekziston fletarrest dhe i cili në mungesë është dënuar me burg të përjetshëm për shkak të vrasjes së një polici, është njëri nga 4 të vrarët në aksionin e djeshëm policor në afërsi të fshatit Radushës, meson ALSAT-M. Aliu konsiderohej si organizator i grupit i cili në shenjë hakmarrjeje për aksionin policor në fshatin Brodec, në 3 janar të vitit 2008 sulmoi një xhip të policisë, gjatë të cilit sulm u vra polici Zoran Markovski, ndërsa katër kolegë të tij u plagosën. Nga koha e këtij sulmi Aliu ishte në arrati dhe u dënua në mungesë. Ndryshe Harun Aliu ishte politikisht aktiv si drejtues i partisë Alternativa Kombëtare dhe është njëri ndër njerëzit që ka dhënë kontrubut të madh në formimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. /alsat-m/