LAJMPRESS: Artefaktet e Kalasë së Tetovës mahnitin ambasadorin Riker Artefaktet e Kalasë së Tetovës mahnitin ambasadorin Riker ================================================================================ lajm gazeta on 07/07/2010 07:49:00 Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Filip Riker, bashkë me bashkëshorten e tij dhe bashkëpunëtorët e tjerë ka vizituar Kalanë e Tetovës. Në këtë vizitë jozyrtare, të organizuar në bashkëpunim me Behixhudin Shehapin, historian i artit dhe drejtor i Qendrës Nacionale për Konservim (QNK), ai kishte rastin që të njihet me historinë e Kalasë së Tetovës, me gërmimet arkeologjike në këtë lokalitet të rëndësishëm të quajtur Balltepe, si dhe për konservimin dhe rikonstruktimin e pjesës së Konakut të Pashës, përkatësisht të kuzhinës ushtarake, të realizuar nga ana e QNK-së. Drejtori Shehapi u prezantoi mysafirëve të rëndësishëm të gjitha veçantitë arkitektonike-estetike të fortifikatës, me ngritjet dhe rëniet e saj historike, nëpër të cilat ka kaluar ajo në 200 vjetët e fundit që kur ekziston. Ai po ashtu prezantoi zbulimet para antike dhe antike në rrethinën e fortifikatës së Tetovës, prej nga ka kaluar rruga e njohur Via Ignatia. I kënaqur me cilësinë e rikonstruktimit të Kuzhinës, ambasadori Riker vuri në dukje se këto aktivitete riparuese të Kalasë së Tetovës, do të ishte mirë që të vazhdohen, sepse arkitektura e saj është mjaft specifike dhe interesante, ndaj dhe meriton vëmendje të posaçme.