LAJMPRESS: Goli i Messit shpëton Barcelonën Goli i Messit shpëton Barcelonën ================================================================================ lajm gazeta on 28/02/2010 11:10:00 Barcelona ka kthyer avantazhin prej dy pikësh në krye të La Ligas pasi që me golin e vonë të Lionel Messi fitoi ndaj Malagas 2-1. Barça ishte nën presion pasi që sulmuesi në formë të mirë i Real Madridit Gonzalo Higuain shënoi dy herë për të fituar 5-1 ndaj klubit të Tenerifes më herët. Ekipi i Malagas u vë nën presion prej fillimit të ndeshjes në Nou Camp, pasi që Messi e Zlatan Ibrahimovic kishin dy raste të mira shënimi. Pedro, i cili u paraqit në formacionin e parë në vend të Thierry Henrys, më në fund zhbllokoi kur në minutën e 68-të shënoi, por Valdo la pa tekst nikoqirët kur barazoi në minutën e 81. Mesfushori spanjoll Xavi ndau në mbrojtjen e Malagas me një pasim të matur mirë për Daniel Alves i cili ia shërbej Messit për të përcaktuar fituesin e kësaj ndeshje dhe të konfirmuar kreun e La Ligas për Barcelonën. /Telegrafi/