LAJMPRESS: Capello: E kam në kokë listën përfundimtare Capello: E kam në kokë listën përfundimtare ================================================================================ lajm gazeta on 31/05/2010 08:25:00 Bosi i Anglisë, Fabio Capello, ka thënë se ai e ka në kokë listën përfundimtare prej 23 futbollistëve që do të luajnë në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010. Italiani do të duhet të largojë nga skuadra provizore shtatë lojtarë, ndërsa shpreson se Gareth Barry të jetë i gatshëm për të luajtur. “Unë i kam në kokë 22 lojtarët, i di kush janë ata. Janë po ata 22 që vendosa javën e kaluar. Asgjë nuk ka ndryshuar. Ne duhet ta presim Gareth Barryn. Ne do të vendosim për të pasi të marrim edhe konfirmimin përfundimtar se a do të jetë në gjendje të luajë në Botëror”, u shpreh Capello. /Telegrafi/