LAJMPRESS: Simpson: Dua një doktor ‘të nxehtë’ Simpson: Dua një doktor ‘të nxehtë’ ================================================================================ lajm gazeta on 04/02/2010 10:37:00 Këngëtarja dhe aktorja Jessica Simpson ka zbuluar se ajo dëshiron të del me një ‘doktor të nxehtë’. 29-vjeçarja, e cila së fundi thuhet se është ndarë nga rokeri i grupit Smashing Pumpkins, Billy Corgan, ka thënë se ajo është duke kërkuar ndonjë mashkull nga stafi mjekësor gjatë një vizite te gjyshja e saj e shtruar në spital. “Jam mërzitur në spital. Mendoj se duhet të shoh ndonjë mjek të nxehtë. McDreamy? McSteamy? Clooney? Le të fillon kërkimi...”, ka shkruar Simpson në faqen e saj në Twitter./Telegrafi/