LAJMPRESS: Leonora Jakupi dëgjoi këshillën e fansave Leonora Jakupi dëgjoi këshillën e fansave ================================================================================ lajm gazeta on 31/05/2010 08:23:00 Vetëm pak kohë më parë ne në ‘Bluetooth’ sollëm në vëmendje atë që fansat i bënin thirrje Leonora Jakupit si këngëtarja e tyre e preferuar, që të niste urgjentisht dietën dhe të binte nga pesha pasi kilet e tepërta po bënin të vetën në imazh. Dhe mesa duket Leonora e ka dëgjuar këshillën, palestër intensive, vrap si dhe aktivitet i përditshëm shumë i ngjeshur. Ka qenë kjo metoda që ka ndjekur për të arritur përsëri në formë e për të hequr kilet e tepërta. Imazhi i saj perfekt u vu re këtë herë në finalen e ‘Top Fest’ teksa imazhi i saj u krahasua me të një hyjneshe.