Smartphone-të paprekur nga kriza ekonomike
Turbullirat financiare që bota po kalon sot kanë prekur fusha të panumërta të jetës së përditshme, por një ndër to, duket se nuk po pëson të njëjtin efekt. Në tremujorin e tretë të këtij viti, shitja totale e smartphonëve ka prekur shifrat rekord të 43.3 milionë pajisjesh, që përkthehet në plot 4.2 përqind më shumë se tremujori i tretë i vitit të shkuar sipas studimit të findit të tregut të kryer nga IDC. Sipas po të njëjtit studim, përsëri e pathyeshme në krye të klasifikimit qëndron Nokia, me 37.9 përqind të tortës në tremujorin që u mbyll. Megjithëse kompania ka pasur probleme në Amerikën e veriut, shitjet mbarëbotërore kanë qenë mëse të mjaftueshme për të siguruar rritjen në klasifikim. Këto rezultate janë përmirësuar dhe ndihmuar mjaft edhe për shkak të disa telefonave të shtrenjtë, por mjaft popullor si N97 dhe E71. gjithashtu në qendër të studimit ka qënë dhe krahasimi i smartphonit të ri të Nokia-s, N900. Research In Motion ka pasur një rritje spektakolare prej 35.7 përqind-më të madhen ndër të gjithë prodhuesit-krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, kryesisht për shkak të kërkesës në rritje për pajisjet BlackBerry. Me debutimin e iPhone 3GS Apple ka patur tremujorin më të suksesshëm ndonjëherë. Fansat e Apple kanë zëvendësuar menjëherë iPhone-t e vjetër, ndërkohë që 3g-ja me çmim të reduktuar ka qënë një sukses i madh midis ature që kishin ëndërruar prej kohësh një iPhone. Për këtë tremujor, pjesa e Apple u rrit me 7.1 përqind duke e çuar në 17.1 përqind në total shitjen në tregun botëror dhe kompaninë në vendin e tretë. HTC në vendin e katërt pati një rritje në tremujor prej 14.7 përqind dhe tani ndodhet në kuotën e 5.6 përqind në total.
-
Ahmeti dhe Thaçi mund t’i dorëzojnë mandatet e deputetëve? (lexuar sot:295)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:291)
-
Seks para publikut në garat me kuaj (Videon) (lexuar sot:290)
-
Diellza prezenton të dashurin e ri (lexuar sot:212)
-
Vajza nga Shipkovica kampione në Gjermani (lexuar sot:199)
-
Grubi: LSDM kërkoi nga unë të shkaktoj incidente (lexuar sot:198)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:153)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj