“Fiati” italian zyrtarisht bleu “Zastavën” serbe
Prodhuesi Italian i automobilave “Fiat” firmosi marrëveshje me Qeverinë serbe për blerjen e fabrikës së automobilave “Zastava”, pasi pagoi shumën e parë prej 100 milionë eurove, njoftoi radio B92.
“Fiat” do të posedojë 67 për qind të kompanisë, ndërsa Qeveria serbe – 33 për qind tjera. Fabrika “Zastava” gjendet në Kraguevc dhe është me kapacitet prodhimi prej 200 mijë automobilave në vit. Pritet që gjiganti automobilistik Italian të paguajë edhe 100 milionë euro në vitin 2010.
Marrëveshjen të mërkurën e nënshkruan nënkryetari i “Fiat”-it, Alredo Altavila dhe ministri serb i Ekonomisë Mllagjan Dinkiq.
Dokumenti është pjesë e marrëveshjes paraprake në vlerë prej 700 milionë euro, që “Fiat” dhe Qeveria serbe e nënshkruajtën vitin e kaluar, zbatimi i së cilës u anulua për shkak të krizës globale ekonomike.
Me të parashihet që nga viti 2011 të fillojë prodhimi i dy modeleve të reja të “Fiat”-it, të cilat do të ofrohen në tregun evropian dhe amerikan. /makfaks/
- “Amnistohen” dhjetëra “kodoshë” të shpallur
- Nuk ka Evropë, as OKB me “kebab diplomacy”!
- Tetova shënoi “Ditën e dallimeve”
- Pastruesi shqiptar diplomon në Universitetin Columbia
- BDI kërkon respektim të shqipes, PDSH vend për “marrëveshjen e re”
- Tregu shqiptar dhe (inter) nacionalizmi ekonomik
- Komandanti i tradhtuar dhe i harruar
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj