Toyota tërheq nga tregu mbi 1 milion makina
Gati dymilion makina janë tërhequr nga tregu në Evropë, për shkak të shqetësimeve për një defeket që lidhet me pedalet e shpejtësisë.
Më herët kompania njoftoi tërheqjen e 2.3 milion makinave në SHBA për të njëjtën arsye.
Tetë modelet që po tërhiqen janë AYGO, iQ, Yaris, Auris, Corolla, Verso, Avensis dhe RAV4, data e prodhimit të të cilave shkon deri në shkurt 2005.
Ky vendim nuk prek modelet Lexus.
"Ne e kuptojmë se situata aktuale po krijon shqetësime dhe për këtë na vjen shumë keq," tha Tadashi Arashima, shefi ekzekutiv i Toyota Motor për Evropën.
Toyota tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë aksidenti dhe vetëm një numër i kufizuar incidentesh që kanë të bëjnë me pedalet e shpejtësisë, ishin raportuar në Evropë.
Një shitës i makinave Toyota në SHBA e quajti zhgënjyes këtë zhvillim.
"Toyota ka qënë gjithmonë një lider përsa i përket cilësisë, qëndresës dhe besimit," tha Bob Page.
Por Toyota nuk është e vetme. Rivalja e saj Honda njoftoi se po tërheq 640 mijë makina, për shkak të një problemi me dritaret.
Kompania është e shqetësuar për një rrezik zjarri, pas vdekjes së një fëmije në Afrikën e Jugut. /bbc/
- “Amnistohen” dhjetëra “kodoshë” të shpallur
- Nuk ka Evropë, as OKB me “kebab diplomacy”!
- Tetova shënoi “Ditën e dallimeve”
- Pastruesi shqiptar diplomon në Universitetin Columbia
- BDI kërkon respektim të shqipes, PDSH vend për “marrëveshjen e re”
- Tregu shqiptar dhe (inter) nacionalizmi ekonomik
- Komandanti i tradhtuar dhe i harruar
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj