Hyrje | LAJME | Maqedoni | Dajak për BDI-në në Vaksincë?

Dajak për BDI-në në Vaksincë?

image

Atmosferë e tensionuar ka zëvendësuar atmosferën festive që është përgatitur të shtunën  me rastin e shënimit të 12 vjetorit të rënies heroike të Fadil Nimanit-Tigrit, njërit nga ushtarakët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Dëshmitarë okularë që kanë qenë prezent, thonë se në manifestim është sulmuar fizikisht ish deputeti i BDI-së dhe kryetari aktual i SHVL-UÇK-së Fazli Veliu, njëherit daja i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar televizioni "Kanal 5".  Incidenti ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve nëse duhet t’i jepet, fjalë rasti Veliut, ose jo. 

“Qëllimi i organizatorëve ishte që manifestimi i sivjetmë të mos ketë asnjë ngjyrim politik dhe këtë ia sqaruam edhe zotëri Veliut. Ai fillimisht u pajtua me këtë sqarim dhe u ul në rendin e tretë ose të katërt. Më vonë prapë insistoi të marrë fjalën me çka revoltoi përfaqësuesit e këshillit organizativ të cilët e sulmuan fizikisht”, kanë thënë disa dëshmitarë. Sipas tyre, me këtë rast fjalë të rënda ofenduese i janë drejtuar edhe deputetit aktual të BDI-së Rexhail Ismaili, i cili e ka shoqëruar Veliun. “Në fshatin Vaksincë gjatë kohë ekziston pakënaqësi për shkak të anashkalimit të luftëtarëve të vitit 2001 nga ana e BDI-së, kurse ky incident ishte kulmi i kësaj revolte”, thonë ata. 

Burime brenda BDI-së konfirmojnë se ka pasur incident, mirëpo japin një version tjetër. “Është e saktë se Veliut nuk i është dhënë fjala në manifestim dhe se kemi qenë të sulmuar verbalisht, mirëpo në asnjë moment nuk ka pasur sulm fizik ndaj tij, e as të tjerëve që e kanë shoqëruar. Incidente fizike kanë ndodhur pas largimit tonë edhe atë mes fshatarëve të pakënaqur nga mënyra se si u soll Këshilli Organizativ ndaj zotëri Veliut dhe atyre që nuk lejuan fjalimin e tij”, thonë burime të larta partiake në BDI. Këto burime insistojnë të mbeten anonime, sepse si duket BDI u ka dhënë urdhër përfaqësuesve të vet të mos prononcohen zyrtarisht për gazetën “Lajm” . 

Subscribe to comments feed Komente (16 publikuar):

drH në 02/06/2013 10:32:47
avatar
"insistoi të marrë fjalën me çka revoltoi përfaqësuesit e këshillit organizativ të cilët e sulmuan fizikisht”.
Mashaallah burrat trima menjihere fizikisht nji plak te cilin e kane pranuar ne tubim, i mireseardhur apo jo. Nuk ka qene tradite te ne qe pasi iu eshte lejuar qe te merre pjese ndonje musafiri ne tubim qe ai te sulmohet fiziksht cilido te jete ai. Turp per vepruesit por turp edhe per komentuesit. Sa e ka meritu daja ska te beje ketu. Nese s ka qene i mireseardhur nuk eshte dashte te lejohet te prezentoje fare ne tubim. Te ne i thojne kesaj pune ushqe qenin n desh me te ngrene. Daja e te tjeret i kane ushqyer ne te kaluaren disa e tash po i ndodhe kjo. Por kjo nuk eshte per lavd as burreri. Edhe njehere turp per vepruesit dhe turp per komentuesit.
Thumbs Up Thumbs Down
-1
arberi në 31/05/2013 16:39:29
avatar
O ju UDB-shet e dujit spa pasur afra pakenaqsi ne mesin e kshillit kan qen te njezeshem qe udbashi i udbasheve mos ta merr fjalen ,po mos te harrojm se edhe nje udbash tjeter ktu ne fshatin Vaksinc e kan shtrier per toke e din diu se per ke behet fjala kalofshi mir
Thumbs Up Thumbs Down
0
në 30/05/2013 18:38:22
avatar
keta te bdi qe bejn trusni teror ndaj popullit shqiptare ketu ne maqedoni ,ku nuk zgjedhin mjete si me fituar zgjedhjet jam teper i sigurt se ka me i gjet si asadi i sirise ,por asadi ka arme keta te bdi si dot mbroen nga shqiptaret e revoltuar ,se edhe durimi ka fund ,ju lumt vaksinsave,por kete veper dueshte ne zgjedhjet lokale ta denoni hajnat e bdi me udbashin sadulla durakun dhe udbashet tjere te kumanoves ,te shpresoj qe ka zene tu dal gjumi naivave shqiptare
Thumbs Up Thumbs Down
3
Arbi në 30/05/2013 16:59:44
avatar
Kur më vitin 2001 pas luftës së Kalasë së Tetovës u pasraqitën grupa e Aliut me Fazliun,Musa Xhaferrin Agron Baxhakun njëfarë turku spiun maqedonas Abdulhalim dhe ca spiuna tjerë ju patën thënë bashkatdhetarët nga Zvicra se këta janë psikopatë dhe hajdutët e LPK-së ju as në Tetovë e as në Kumanovë nuk na besuat tani pas kaq gjatë kohe e kuptuat të vërtetën por mjerisht pa Fadilin e shumë Fadila tjerë që e kishin shpirtin Komb e Atdhe .
Thumbs Up Thumbs Down
1
samiu në 29/05/2013 19:31:36
avatar
ku eshte tash ali ahmeti te ndermjetesoje,apo ndoshta edhe ai frigohet te vije mos haje ndonji boks nga ky boksieri i vaksinces he dora i lumte,hahahhahahha
Thumbs Up Thumbs Down
4
komandant LEOPARDI në 29/05/2013 11:09:14
avatar
ehh DAJ O DAJ MERE AT NIPIN TEND AT ABAZ TORBESHIN E KERCOVES PER VESHI DHE THUAJ,OH NIPCE VARJA PRAP AZIL SE SKA LOJ ME KARADAK,I MASHTRUAM NJA 10 VJET PO ME SPO MUNDEMI ME PER NDRYSHE NUK JENI TE MIRESEARDHUN NE KUMANOV ME SAKTESISHT KOMUN TE LIKOVES,VETEDISOHUNI NJEHER E PERGJITHMONE,TRADHETUAT POPULLIN,I MBUSHET KOLLTUQET ME NJEREZ JO MERITOR QE NUK KONTRIBUAN E SAKRIFIKUAN ASPAK NE LUFT,DHE TASH PO TREGONI KINSE RESPEKT PER TE RENET,POSHT JU TRADHETARET ,MOS EJANI ME KETU SO DO JU RRAHIM EDHE ME KEQ,,,,,,,,,
Thumbs Up Thumbs Down
7
mani në 28/05/2013 16:51:53
avatar
eshte per tu çuditur se sa shum kohe i duhet ktij populli qe ta kuptoj mashtrimin ,dredhin e te tjera,
eshte per te ardh keq qe ky njeri qe nga azilanti u be argat e servil i nje "sobranie" qe me dekada ishte kunder saj, dhe ende vazhdon me avazin e vjeter;- !!!!!
Thumbs Up Thumbs Down
6
Semra në 28/05/2013 13:22:37
avatar
Ju lumt dora o djal nga Vaksinca,që më në fund u vetëdijesut.De vet Fazli Veliu, vrau njerzit në Vaksinc,burgosi, krijoi situata për të hikur fshatarët nga Vaksinca, bëhet fjal për Tuçt luftetarët, ndërsa dëmin më të madhë që i bëri kësaj familje i përçau me një dy polic e me një du administrator e ata femra të punësuara.Përçau gjithë fshatin dhe më në fund gjithë komunën e Likovës e Kumanovë.Njerzit meritor e ata që lanë gjurmë si në luftë paqë e arsim,humanitet,e gjithkund i eliminoi nga skena qoft politike e qeverisëse.Duke favorizuar vazal njerzit e shitur e tradhëtar, si kalibri i Sadulla Durakut, Nazmi Beqirit, Rexhail Ismailit Xhelal Bajramit, Adem Orizares-ovçarit Qenan Saqipit, e shum plerave tjer.
Thumbs Up Thumbs Down
7
demiri në 28/05/2013 13:02:06
avatar
a ka ndokush video nga kjo ndeshje boksi,bash kisha dashte ta shoh se si han grushte daja fazli,hahahhahahahahah.
Thumbs Up Thumbs Down
6
tyson në 28/05/2013 12:49:52
avatar
eh shyqyr erdhi koha qe ketyre hipokriteve te BDI t'u thuhet mjaft me jeni tradhetare ,erdhi koha shyqyr te kthehet dinjiteti i njeriut te thjeshte te lirohet nga kompleksi i inferioritetit dhe ti thyej hundet ketyre horave qe ne emrer te lirise dhe me gjakun e deshmoreve u instaluan ne politike dhe tani duan te na shtien ne gjum te gjitheeve,ju lumte juve te umanoves e vecanarisht te vaksinces pe rtrimerine e treguar ne kete ngjarje ,dhashte zoti te jete mesim edhe per te gjithe te tjeret qe ende flejne dhe kane nji resekt te pamerituar per keta tradhetare dhe te fillojne edhe ata njejte si ju te ua tregojne vendin ku e kane,ju te kumanoves dhe vaksinces jeni perseri te paret ashtu sikur edhe ne 2001 per t'iu pergjigjur thirjes se te vertetes dhe drejtesise, inshalla zoti ju jep force edhe me shume dhe i zgjoni gjithe shqiptaret e mkd,poshte hipokritet dhe tradhetaret.
Thumbs Up Thumbs Down
4
po në 28/05/2013 07:36:04
avatar
une mendoj se te gjithe politikanet(hajnat e popullit) te grushtohen ku te takohen, sepse nuk i kan sjelle asnje te mire ketij populli te pervuajtur perveq perfitimeve personale, populli va jep besimin qe 10 vjet edhe me vote edhe me para edhe me jete, dhe cka fiton kurrgjem per me teper vijne te mbajne ligjerata.
Ata qe luftuan per atdhe u vrane u sakatun dhe u injorun, ata qe sluftun ata perfitun dhe sot jane milionera ne krah te te pareve.
respekt keshillit organizativ dhe ky shembull duhet te ndiqet nga te gjithe qe te mbaroje koha e tyre dhe le ti dine historia si tradhetar
Thumbs Up Thumbs Down
6
Fehim në 28/05/2013 04:37:47
avatar
POPULLI SHQIPTAR NË KËTË IRJ MAQEDONIË
TANI ËSHT MA I SHTYPUN E MA I NËPËRKËMBUN SE NË KOHËN E U.D.B.-S SË RANKOVIQIT, ATËHERE KUR SHQIPTARËT NUK MUND TË ÇELNIN GOJË PËR MIRËQENIEN E VET, SE MASHAT TRADHTARE TË SHQIPTARËVE SHPIRTSHITUN E VAZALË TË PAGUËJTUN MIRË U EPNIN FUQI SLLAVOMAQEDONASVE SHTYPËSA PUSHTETARË.
SOT SHQIPTARË MASHA TË NJEJTË SHPIRTSHITUN JANË B.D.I.-ISTËT, SE PO
B.D.I.-JA, GJOJA NË PUSHTET,UA BEKON
HAPEKRAH GRUEVCAVE SHTYPJEN E SHQIPTARËVE ! ! !. . .
Thumbs Up Thumbs Down
-7
Karadaku në 28/05/2013 00:02:42
avatar
Dajko ka vdek koha e slooganeve,flanmurit,gjuhes dhe patriotizmit,sic thote edhe vet kryetari jone Ali Ahmeti,edhe ty o daja Fazli te thane haptas sot karadaku kumanove e likove se te ka vdek koha e poezive patriotike qe ju reciton poezi deshmoreve te varri dhe invalideve te luftes,invalidet e luftes te kumanoves jane te lodhur mo me poezite e tua patriotike,invalidet e luftes kush pa nje kembe e kush pa nje krah te kerkonin ndihmen ti i lodh me pozite patriotike,kush ta mbajti luften UCK ne maqedoni,kumanova ishte ajo qe ta formoi edhe BDI,kumanova e komuna e likoves e ka deshmu intelektualisht, kombetarisht ne te gjitha kohrat,hiqeni at kompleks inferioriteti ndaj kumanoves qe po nenvleresoni cdo vler te luftarve te kumanovalive se ala kam kryq e ke karadakun vec mbane mend se ska mund asnji shkja me ul kumanoven ta dish se sofren e barutit keni me e pas ne kumanov sic e ka pas cdo armik deri sot,po karadaku kurr se ka mendu se prej shiptarve si ju i pret kto ofendime,a ta merr menja se neser prap luft duhesh me ba mes karadakut kumanoves e komunes likoves,vec vazhdo dajko,ama nese nuk tregoni respektin kumanoves,mysafireve si ju edhe pak plumbin ne balle mikpritjen keni me e pas
Thumbs Up Thumbs Down
6
Ernst Skela në 27/05/2013 22:53:53
avatar
I lumte dora atij trimi qe ia grushtoi suratin ketyre Quraveceve.
Thumbs Up Thumbs Down
5
aii në 27/05/2013 16:54:49
avatar
ehhhh daje e daje,si tu duk refuzimi i organizatoreve?? te kujtohet kur nuk e lejove te mbaje fjalim ate vajzen e deshmorit sepse kishe frike mos ju dalin te palarat ne shesh.. populli e ka kuptuar me se ju jeni nje marionete e BDI-se ata e dine qe ju nuk perfaqesoni interesat e familjeve te deshmoreve,invalideve dhe te demtuarve tjere te luftes,ju perfaqesoni interesat personale te BDI-se,erdhi dita daje edhe ty te refuzuan hmmm sa ndjenje e tmershme apo jo??? uroj te jesh lenduar edhe ti aq shume sa u lendua ajo vajze ate dite,shpresoj qe ky incident tju kete prekur ne shpirt dhe tju kete bere te reflektoni... jeni duke shkuar drejt humneres DAJOOOO. KUjdessss!!!
Thumbs Up Thumbs Down
1
ajo në 27/05/2013 16:50:03
avatar
ehhhh daje e daje,si tu duk refuzimi i organizatoreve?? te kujtohet kur nuk e lejove te mbaje fjalim ate vajzen e deshmorit sepse kishe frike mos ju dalin te palarat ne shesh.. populli e ka kuptuar me se ju jeni nje marionete e BDI-se ata e dine qe ju nuk perfaqesoni interesat e familjeve te deshmoreve,invalideve dhe te demtuarve tjere te luftes,ju perfaqesoni interesat personale te BDI-se,erdhi dita daje edhe ty te refuzuan hmmm sa ndjenje e tmershme apo jo??? uroj te jesh lenduar edhe ti aq shume sa u lendua ajo vajze ate dite,shpresoj qe ky incident tju kete prekur ne shpirt dhe tju kete bere te reflektoni... jeni duke shkuar drejt humneres DAJOOOO. KUjdessss!!!
Thumbs Up Thumbs Down
3
total: 16 | Treguar: 1 - 16

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh: