Hyrje | LAJME | Maqedoni | Aerodrom, djali vret nënën e tij

Aerodrom, djali vret nënën e tij

image

 Ministria e Brendshme deri tek Prokuroria Publike ka dorëzuar një padi penale kundër personit me inicialet A.P 30 vjeçar nën dyshimin se ka kryer vrasje, gjegjësisht ka vrarë nënën e tij, 57 vjeçaren Jovanka Najdova nga lagjia Aerodrom e Shkupit.

Kjo vrasje sipas të dhënave të deritanishme të MPB-së është kryer me datë 29 qershor 2013, në një banesë në bulevardin Jane Sandanski me numër 37 në Shkup, pronë e nënës së personit me inicialet A.P.

Sipas Kotevskit, vrasësi nënën e tij e ka goditur në kokë me një shufër hekuri pas çka ajo menjëherë ka mbetur e vdekur në vend ngjarje. Sipas policisë, të dhënat e para flasin se djali e ka vrarë nënën e tij pas disa mosmarrëveshjeve rreth patundshmërisë ose pasurisë të cilën e ka poseduar ajo. 

LAjm 9 vite me ju

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst