EKSKLUZIVE - Xhezair Shaqiri-Hoxha: Është koha për bashkimin e shqiptarëve
Xhezair Shaqiri i njohur gjatë konfliktit të vitit 2001 si komandant Hoxha në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në një intervistë ekskluzive për “Lajm” ka folur për situatën e tanishme në Maqedoni. Pas gati rreth tre viteve që ka shpallur Tanushën zonë të lirë, ku s’guxon të shkelë policia dhe ushtria maqedonase, ai ka dërguar mesazhe të fuqishme politikanëve të Maqedonisë. Porositë “mos luani me shqiptarët”, “është koha për bashkim”, “siguria është në pikëpyetje”, duhet t’i kuptojnë politikanët maqedonas, por edhe at shqiptarë.
LAJM: Akademikët maqedonas sërish i nënçmuan shqiptarët duke nxjerrë një enciklopedi ku shqiptarët i quajnë njerëz mali. Cili është opinioni juaj?
Shaqiri: Enciklopedia e sllavo-maqedonasve po shihet se është përgatitur shumë vite më parë dhe ka pasur një qëllim të caktuar. Aty kanë marrë pjesë shumë akademikë sllavo-maqedonas të cilët me vëmendje kanë bërë një sulm racist kundër shqiptarëve. Për këtë enciklopedi u fol para tre-katër viteve nga mediat, por më e keqja është se as BDI dhe as PDSH, të cilët në poste të ndryshme kanë dërguar partizanë të partisë, nuk kanë ditur të se çfarë po ndodhë. Përgjegjësia më e madhe bie, jo ndaj kundërshtarëve maqedonas, por ndaj ministrave dhe partive politike shqiptare. PDSH dhe BDI janë munduar që të jenë servil të Gruevskit dhe nuk kanë menduar asgjë tjetër vetëm të futen në pushtet me qëllim që të ndajnë tendera dhe biznese të ndryshme. Asnjëra nga kjo parti nuk ka dalë me një projekt kombëtar.
LAJM: Cili është qëllimi kryesor i kësaj politike maqedonase?
Shaqiri: Janë dy qëllime. E para, ata dëshirojnë të ndahen dhe për këtë po përgatiten vazhdimisht dhe e dyta të tregohen komb i lashtë, por të tërbuar pa argumente dhe fakte duke vjedhur gjithçka nga të tjerët.
LAJM: Si i vlerësoni reagimet nga Shqipëria dhe Kosova?
Shaqiri: Problemi këtu është më i madh se sa duket. Shqipëria ekziston si shtet i pavarur gati 100 vjet dhe në Kushtetutën e saj e ka për detyrë t’i mbrojë edhe interesat e shqiptarëve autokton që kanë mbetur jashtë kufijve. Shqipëria nuk po bën pothuajse asgjë në lidhje me shqiptarët e Maqedonisë. Ajo e ka pranuar Maqedoninë pa asnjë kusht, e ka ndihmuar shpeshherë, por Maqedonia i vendos viza qytetarëve të saj dhe ende ka veprime raciste ndaj shqiptarëve. Politika e shqiptarëve të Maqedonisë është duke u udhëhequr nga disa politikanë që janë lojal ndaj politikës sllavo-maqedonase. Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare duhet të kenë kujdes kur i pranojnë në takime Ahmetin dhe Thaçin. Ata duhet të kushtëzohen pasi e kanë shitur çështjen kombëtare.
LAJM: Në enciklopedi thuhet se UÇK-në e kanë trajnuar ushtarë amerikan dhe britanikë. Ju si komandant i UÇK-së, sa mund të thoni se ka të vërtetë diçka këtu?
Shaqiri: Në asnjë moment nuk kemi pasur asnjë kontakt me asnjë amerikan, anglez ose të huaj, për të na dhënë armatim ose me të na trajnojë. Me përgjegjësinë më të madhe them se edhe sot e kësaj dite asnjë dëshmi nuk mund të haset në këtë drejtim, pasi e keni parasysh nuk mund të bëhet një punë pa lënë gjurmë. I vetmi kontakt me forcat e NATO-s ka qenë në Haraçinë, kur erdhi Piter Fejti dhe na tha se nuk iu lejojmë më të vazhdoni luftën pasi është pranuar Marrëveshja dhe do të bisedohet. Atëherë me autobusët e amerikanëve nga Harçina kemi shkuar në Nikushtak. Sa për dëshmi, po ju tregoj dokumentacione ku rreth 480 ushtarë të UÇK-së kanë qenë të arrestuar dhe mbajtur në burgun amerikan në BondSteal. Kemi deponuar 20 mijë marka gjermane të asaj kohe, i kemi dërguar deri në gjyqin e Gjilanit si garanci që të lirohen këta njerëz edhe pse ishte dhënë amnistia për këtë ushtarë. Fatmirësia më e madhe shqiptare është ajo që reagoi ambasada angleze dhe e SHBA-së në lidhje me këtë enciklopedi se përndryshe as se kishim pas guximin Ali Ahmeti apo Manduh Thaçi t’i kundërshtojnë sllavo-maqedonasit, pasi ata janë nën urdhrat e Gruevskit.
LAJM: Çka mendoni për Marrëveshjen e Ohrit ?
Shaqiri: Sa ishte Imer Aliu në qeveri del e thotë se Marrëveshja e Ohrit është para përfundimit, ndërsa kur e largon Gruevksi në mënyrë të turpshme nga qeveria, atëherë ai i kundërshton fjalët e tij dhe thotë se ende ka punë për realizimin e saj. E njëjta ndodhë tani me BDI-në. Mos të luajnë partitë politike me këtë Marrëveshje dhe me të drejtat e shqiptarëve, pasi në të kundërtën mund të ndodhin situata të papritura.
LAJM: A nënkupton kjo se mund të prishet siguria e Maqedonisë?
Shaqiri: Gjendja e sigurisë çdo herë ka qenë në pikëpyetje në Maqedoni. Maqedonasit në kokën e tyre nuk mund t’i përballojnë suksese e të tjerëve. Ata kanë problem me Greqinë, me Bullgarinë, me Serbinë. Maqedonasit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë më të egër se sa serbët, me neve shqiptarëve. Kjo nuk guxon të lejohet. Ne jetojmë në trojet tona autoktone. Maqedonia me gjithë problem që i ka vazhdon të luaj me shqiptarët. Shpejt i harrojmë sulmet dhe dëmet që na i kanë bërë sllavo-maqedonasit. Shqipëria dhe Kosova nuk duhet ta përkrahim Maqedoninë në problemet që i ka ajo me emrin apo diçka tjetër. Po ju them edhe këtë se kemi informatë se shumë shpejt pritet të sulmohet një fshat në Tetovë ose sërish të sulmohet Tanusha nga policia maqedonase.
LAJM: Si do veproni ju nëse vazhdon kjo politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë?
Shaqiri: Unë jam vetëm një figurë e vogël e çështjes kombëtare. Janë qeveria e Shqipërisë, ajo e Kosovës dhe partitë politike shqiptare që janë në pushtet në Maqedoni, dhe të opozitës, të cilët kanë mashtruar popullatën. Ata e kanë tani përgjegjësinë. Por unë do të kisha thënë se është momenti që shqiptarët, politikanët, intelektualët, ta identifikojnë problemin dhe mjaft më t’i ndihmojnë maqedonasit në problemet e tyre. Ne nuk duhet të frikohemi se ata flasim ose jo gjuhën shqipe pa lejen e maqedonasve, a ta përdorim ose jo flamurin tonë kombëtar etj. Është koha që shqiptarët të bëjnë një bashkim. Shqiptarët të formojnë një union, një trup komandues që çdoherë të jemi një forcë dhe mos të jemi vegël e maqedonasve. Përndryshe, nëse bëhet kjo dhe maqedonasit vazhdojnë të na përbuzin, atëherë ne nuk duhet të mendojmë, por duhet të veprojmë, të bëjmë një autonomi të gjerë për shqiptarët e Maqedonisë në çdo aspekt. Ne duhet të kujdesemi për gajlet tona dhe jo për ato të maqedonasve.
Intervistoi: BEKRI AJDINI
- “Amnistohen” dhjetëra “kodoshë” të shpallur
- Nuk ka Evropë, as OKB me “kebab diplomacy”!
- Tetova shënoi “Ditën e dallimeve”
- Pastruesi shqiptar diplomon në Universitetin Columbia
- BDI kërkon respektim të shqipes, PDSH vend për “marrëveshjen e re”
- Tregu shqiptar dhe (inter) nacionalizmi ekonomik
- Komandanti i tradhtuar dhe i harruar
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Xhezair Shaqiri-Hoxha nuk eshte bere i njoftur me kete nofk ne luften ne Maqedoni ne 2001. Hoxhen bashk me dy luftetar nga Shkupi i kam takuar qysh ne fillim te 1998 kur kan ardhur ne fshatin Gjocaj. Gjat kesaj kohe kujtoj shum mir vendosmerin dhe guximin e treguar nga Komandant Hoxha. Djemet e Gjocaj e kujtojn me rrespekt dhe nder Hoxhen.
NJERËZIT E ALI AHMETIT PO GRUMBULLOJNË ISH USHTARËT E TRI UCK-VE (UCK-OSOVËS, UCPMB-SË DHE UCK-OMBËTARE) PËR T'I PËRDORUR S'I MISH PËR TOP !
Struktura inteligjente e FBKSH, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), e drejtuar dhe e udhëhequr nga Prof. Dr. Clirim Presheva, ka arritur të zbulojë që njerëzit më të afërt dhe më besnikë të Kryetarit të BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), Zotit Ali Ahmeti, po grumbullojnë ish ushtarë të tri ish UCK-ve: të ish UCK-osovës, të ish UCPMB-së dhe të ish UCK-ombëtare, të cilët dëshirojnë që t'i përdorin s'i mish për top në skenarin e rradhës në fshatin Tanushë të Malësisë së Shkupit, sepse më mirë se sa Zoti Ali Ahmeti dhe kompania e tij kolaboracioniste me pushtuesit e kolonizatorët sllavo-maqedonas, fillimisht me LSDM-në e Branko Crvenkovskit dhe tani edhe me VMRO-DPMN-në e Nikolla Gruevskit, nuk e sheh dhe nuk e kupton shpërbërjen përfundimtare të sëmurës së Ballkanit, pa emër, pa gjuhë, pa kishë autoqefale dhe pa identitet shtetëror e kombëtar, që herë quhet IRJM (FYROM), herë Republika e Maqedonisë, herë Republika e Vardarit dhe herë (kohëve të fundit) edhe Maqedonia Veriore.
Dhe, Zoti Ahmeti, i porositur nga padroni i tij Nikolla Gruevski dhe segmentet serbe (shumë të fuqishme dhe me ndikim të madh) në Shkup, për të penguar shpërbërjen e "Maqedonisë" dhe ribashkimin kombëtar shqiptar, që është një proces i pandalshëm, po përgaditet të organizojë skenarin e rradhës, të llojit të Brodecit, por këtë rradhë në fshatin Tanushë të Malësisë së Shkupit, prandej e ndjejmë për obligim moral e kombëtar që ta denoncojmë publikisht edhe këtë skenar të turpshëm dhe antikombëtar të Zotit Ali Ahmeti dhe të bandës së tij, si dhe nga ana tjetër, te të gjithë ushtarët e të tri ish UCK-ve (të UCK-osovës, UCPMB-së dhe UCK-ombëtare), si dhe te të gjithë luftëtarët e lirisë e të ribashkimit kombëtar shqiptar, edhe të apelojmë që, të mos biejnë pre e maskaradave të tilla dhe të mos tolerojnë që të bëhen mish për top e dyshes bandite, të quajtur Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski, por gjakun e tyre ta ruajnë për ta derdhur vetëm për ribashkimin kombëtar të të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar, të quajtur Shqipëria Natyrale.
- Kryetari i Përgjithshëm i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar - FBKSH,
Prof. Dr. Bashkim Mitrovica (d.v.);
- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Kombëtare Shqiptare - AKSH,
Kolonel Arbër Korabi (d.v.); dhe
- Drejtori i Drejtorisë Qendrore të Sigurimit Kombëtar Shqiptar - SKSH,
Prof. Dr. Clirim Presheva (d.v.).
Kontakt-adresa: clirimpresheva@hotmail.com
***********************************
Helikopterët mbikëqyrin Gjermën
Veprimet dhe aktivitetet e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), sikur po vërtetojnë pohimet mediale të hedhura kohë më parë lidhur me fshatin Gjermë të Malësisë së Tetovës. Helikopterë të policisë maqedonase për katër netë me radhë, kanë patrulluar mbi hapësirën e fshatit Gjermë të Tetovës.
Nga ana tjetër, dëshmitarë okularë thonë që të martën mbrëma në afërsi të këtij vendbanimi shqiptarë kanë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri, por askush nuk ka saktësuar publikisht, se ku, kur dhe ndaj kujt kanë qenë të drejtuara të shtënat.
Policia e Tetovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kanë konfirmuar patrullimet e helikopterit, por njëherësh kanë mohuar të ketë pasur të shtëna nga armë zjarri. “Nuk kemi denoncim për të shtëna në fshatin Gjermë”, ka thënë Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së. Ndërsa policia e Tetovës nuk ishte në gjendje të konfirmojë patrullimin e helikopterëve, sikurse edhe të shtënat nga armë zjarri. Autoritetet policore të Tetovës thanë se për një gjë të tillë “më kompetent është policia e kryeqytetit”. Për patrullimet e helikopterit, zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski, ka thënë se bëhet fjalë por kontrolle të zakonshme”, si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Maqedonisë. “Është punë e helikopterit të fluturojë, janë kontrolle të zakonshme dhe nuk ka asgjë të veçantë”, ka thënë për gazetën “Lajm” zëdhënësi Ivo Kotevski.
Fatmirësisht shqiptarët e Opajës nuk ranë në kurthin e pushtetit sllavo-maqedonas të Nikolla Gruevski me kompani, ku do të kishte gjakderdhje të mëdha dhe plotësisht do të realizohej skenari sllavo-maqedonas, siç dikur u realizua në Brodec të Malësisë së Tetovës.
Kërkojmë falje publike që nuk aritëm që edhe këtë skanar, skenarin e Opajës, ta zbulonim me kohë dhe edhe ta parandalonim, siç edhe e zbuluam dhe e parandaluam skenarin e Gjermës së Tetovës, por nga ana tjetër opininin kombëtar shqiptar dhe atë ndërkombëtar e njoftojmë se, skanari (aksioni) tjetër ( i radhës) i policisë sllavo-maqedonase do të jetën në fshatin Tanushë të Malesisë së Shkuptit, me preteksin e arrestimit të ish deputetit të Sobranjës së "Maqedonisë" Zotit Xhazair Shaqiri, të njohur në opinionin publik edhe si Komandat HOXHA.
GAFURR ADILI, Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)
Tiranë, më 04 tetor 2009.
deklarata e juaj me pelqeu tej mase e lexova me vemendje dhe pernjeher perkujtova fatkeqesin e luftes 2001.ne jemi ata qe sot e jetojm lirine qe naj sollen deshmoret e kombit liri kjo qe shum pak ne e cmojm.jam shum i brengosur per fatet e familjeve te Deshmorve .kisha bere apel deri te qeveritaret shqiptar te R. se maqedonis (Shopska Sallates ) qe e kann lan pas dore brengen e shum Nenave ,Grave e Femijve jetima qe te marin seriozisht ket breng,Deshmoret dhan betimin per Bashkim Kombetar shpresoj qe tash ka ardh koha qe amaneti te cohet deri ne fund . i nderuari Z, komandant shpresoj dhe kam bindjen nuk do te mbetesh vetem LAVDI DESHMOREVE me respekt O.Osmani
Publikoni komentin tuaj