Shqip në Top Channel:Balkani-ballë për ballë/VIDEO/
Emisioni Shqip në Top Channel me Rudina Xhungen në një debat për Maqedonine,etnitë kufijtë dhe hartën e re politike të Ballkanit .Mysaifirë: Ljubomir Ferçkovski, ish kandidat për president-Maqedoni, Vlado Buçkovski-ish kryeministër dhe ministër mbrotjeje-Maqedoni, Pandeli Majko-ish kryeministër dhe ministër mbrojtjeje Shqipëri, Kim Mehmeti publicist- Maqedoni.
Ish kryeministri i Maqedonisë, Vllade Buckovski e ka cilësuar enciklopedinë si një fryt të bashkëpunimit mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, ndërsa ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko i ka dalë në mbrojtje kreut të BDI-së Ali Ahmeti, i cili sipas tij ka bërë gjithçka që ka pasur mundësi për ta kundërshtuar këtë botim. “Mënyra me të cilën reagoi Ahmeti ka qenë jo adekuate. Enciklopedia është krijuar që kur unë kam qenë në krye të Maqedonisë dhe ajo është realiste për shoqërinë maqedonase. Me enciklopedinë, Gruevski nënvleftësoi inteligjencën maqedonase duke e futur në një qoshkë. Ata që e kanë ndezur flakën nuk mund të jenë zjarrfikës dhe në fund të jetë me faj dikush nga Tirana si në rastin e deklaratës së Majkos”, theksoi Buçkovski. Ndërsa sipas deputetit socialist, Pandeli Majko, enciklopedia tregon ndasitë që ekzistojne mes maqedonasve dhe shqiptareve të Maqedonisë, ndërsa Ahmeti nuk ka gisht në këtë çështje. “Enciklopedia nuk mund të quhet një produkt i martesës Gruevski-Ahmeti. Emri i Ahmetit nuk ka pse të përdoret. Enciklopedia duhet parë si një tërësi e asaj që po ndodh në Maqedoni, vend që po ecën me dy shpejtësi. Shpejtësinë e banorëve maqedonas dhe shpejtësinë me të cilën po ecin shqiptarët. Enciklopedia në një mënyrë elokuente nxori marrëdhëniet që ekzistojnë mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, ka deklaruar Majko. Ai ka shtuar se nuk pendohet për deklaratën e bërë se, pas publikimit të enciklopedisë shqiptarët kanë të drejtë të djegin flamurin maqedonas, gjë që sipas tij përben vetëm një akt demokratik. “Enciklopedia është dokumenti më i specializuar që ka një shtet për veten e tij, ajo nuk mund të jetë një aksident. Kështu, deklarata ime për flamurin maqedonas ka qenë se, shqiptarët kanë të drejte ta djegin. Kjo pasi djegia është një akt demokratik”, tha Majko.
Majko: Shqiptarët e Maqedonisë pre e diskriminimit
Ish-kryeministri Pandeli Majko duke komentuar situatën në Ballkan, ka nënvizuar se zgjedhjet në Shqipëri kanë një ndryshim nga ato në Maqedoni, pasi sipas tij në këtë vend shqiptarët janë pre e diskriminimit. “Zgjedhjet në Maqedoni kane një ndryshim nga ato që zhvillohen në Shqipëri. Shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë pasur universitet dhe nuk kanë pasur institucione shqiptare. Pra kemi një vakuum që jep disa trauma që shihen në marrëdhëniet e kontraktuara edhe midis vetë partive shqiptare në Maqedoni”, ka pohuar Majko në emisionin “Shqip”.
Mehmeti: Në Maqedoni veprojnë pushtete paralele
Analisti Kim Mehmeti ka deklaruar se shteti maqedonas bën një dallim të thellë mes shqiptareve dhe maqedonasve, duke favorizuar vetëm këta të fundit dhe duke i lënë mënjanë ata që u përkasin etnive të tjera. “Në Maqedoni ka pushtet paralel, ku ata që bëjnë koalicionin për pushtetin bien dakord që të kujdesen vetëm për pjesën maqedonase dhe jo edhe për shqiptaret. Kandidati për president maqedonas nuk iu drejtua kurrë shqiptareve”, ka pohuar Mehmeti në një debat në emisionin “Shqip” në Top Channel. Sipas tij, qeveria maqedonase ia lë pjesën shqiptare vetëm partive shqiptare me të cilat ka bërë aleancë, duke bërë që në këto zona të ekzistojë ligji i më të fortit.
Buckovski: Gruevski është zhytur në problemet ndëretnike
Ish kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski akuzoi kryeministrin maqedonas për mosrespektim të marrëdhënieve ndëretnike. “Pas fitores, Gruevski deklaroi se marrëdhëniet ndëretnike nuk do jenë prioritet i qeverisë së tij dhe është zhytur në problemet e marrëdhënieve ndëretnike”, tha ai

-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:376)
-
Seks para publikut në garat me kuaj (Videon) (lexuar sot:335)
-
Ahmeti dhe Thaçi mund t’i dorëzojnë mandatet e deputetëve? (lexuar sot:308)
-
Vajza nga Shipkovica kampione në Gjermani (lexuar sot:247)
-
Diellza prezenton të dashurin e ri (lexuar sot:241)
-
Grubi: LSDM kërkoi nga unë të shkaktoj incidente (lexuar sot:218)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:183)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Ka gjasa qe gazeta e juaj on-line te plasoje lajmet edhe ne anglisht? Do te kishte qene pune e qelluar, per nderkombetarizimin e budallalleqeve qe ben Maqedonia.
Nje porosi e kam per vmro-dpmne dhe bashkemendimtaret e tyre:
ne keto kohra qe jetojme lajmin dhe informaten e kemi gjitheandej, dhe e marrim shpejt. Gjuhe te huaja zoterojme jo pak. Ajo se cka mesojme e informohemi nuk mvaret fare nga "kontrolli" i juaj e as nga akademia e juaj "shkencore".
Sa me shume qe ekspononi primitivizmin tuaj aq me qesharake na dukeni.
Sa me shoveniste qe tregoheni aq me te vendosur na beni qe te ardhmen ta vazhdojme pa ju! Nuk e kemi per obligim t'ju mbajme si thes ne shpine.
Ju ka shkelur koha! Zbritni nga mali!
Publikoni komentin tuaj