Selmani: S’na intereson hyrja në Qeveri
LAJM: Jeni rizgjedhur kryetar, pa asnjë kundër kandidat. Cilët janë planet e juaja për të ardhmen?
Selmani: Normalisht që pas kongresit na presin detyra dhe obligime mjaft serioze. Demokracia e Re mbi të gjitha në këtë Kongres arriti që të verifikojë politikën e deritanishme, me ç’rast mori bekimin e delegatëve se jemi në rrugë të drejtë, prandaj ne do të vazhdojmë me kursin politik të deritanishëm. Ne jemi zëri i qytetarëve dhe si parti opozitare të jemi korrektori kryesor i gabimeve që dita ditës po i bën kjo qeveri. Gjithashtu të ofrojmë shpresën e zgjidhjes të problemeve të cilat janë jetësore për shqiptarët e Maqedonisë.
LAJM: Pasi qëllimi i çdo partie është pushteti, a planifikoni të hyni së shpejti në Qeveri, pasi ofertat duken të hapura?
Selmani: Kam përsëritur në shumë raste se nuk do të bëhemi pjesë e kësaj përbërje qeveritare e cila dështon dukshëm si në aspektin politik ashtu edhe ekonomik. Kjo qeveri të paktën në aspektin kuantitativ ka 63 plus 18 deputet dhe mendoj që ata duhet të dëshmojnë vetën e tyre dhe jo duke u ikur përgjegjësive të hapin kriza të reja politike.
Ne jemi parti politike dhe çdo parti ka për qëllim pushtetin, mirëpo për ne me rëndësi është koha dhe momenti se kur duhet të ndodhë ajo. Ky qëllim do të plotësohet pas zgjedhjeve parlamentare dhe në këtë moment nuk jemi aspak të interesuar për tu bërë pjesë e kësaj përbërje qeveritare. Jemi në rrugë të mbarë që me votat e popullit, me legjitimitetin e tyre të drejtojmë institucionet shtetërore.
LAJM: A do të ishit ulur në një tavolinë me Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin, për të biseduar rreth zgjidhjes së çështjes shqiptare?
Selmani: Kam realizuar disa takime me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. E kam inkurajuar atë që të punojë për realizimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe frymës që del prej saj, sepse ai është në pushtet. I kam ofruar përkrahje të parezervë për sa i përket pikave kyçe të Marrëveshjes së Ohrit dhe për interesin e shqiptarëve. I kam treguar edhe për nevojën që si parti shqiptare duhet të bashkëpunojmë për çështjet kyçe, kështu që jam i gatshëm që të jap kontributin për zgjidhjen e problemeve të hapura edhe si parti opozitare që i kanë shqiptarët këtu në Maqedoni.
LAJM: Pse gjatë kongresit salla Universale nuk u mbush përplot me njerëz, përderisa jeni partia e dytë shqiptare me rejting më të madh?
Selmani: Konstatimin e keni plotësisht të gabuar, pasi që salla universale ka qene përplot me anëtarë të Demokracisë së Re, edhe pse në Kongreset e partive protagonistë kryesorë janë delegatët.
LAJM: Jeni konsideruar si politikani më liberal, ndërkaq në deklaratat e juaja ë kohë të fundit dukeni më agresiv. Pse erdhi deri te ky ndryshim i qëndrimeve tuaja?
Selmani: Nëse ju e quani agresivitet shpalosjen e fakteve dhe argumenteve para opinionit publik atëherë do isha dakorduar me juve. Jam i bindur se çdo kritikë dhe sugjerim që kemi bërë ka për qëllim korrigjim e gabimeve që është duke i bërë shumica parlamentare e VMRO-DPMNE dhe BDI-së. Nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimeve tona politike pasi që çështja kryesore për të cilën angazhohemi është implementimi i plotë dhe i drejtë i Marrëveshjes së Ohrit, zhvillimin ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës, anëtarësimin tonë në NATO dhe BE. Çdo debat dhe propozim i joni që ka të bëjë me ligjet apo frymën e këtillë është thjesht një zë i çdo qytetari shqiptar që kërkon respektim dhe implementim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, mirëqenien ekonomike dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Jemi korrektor i punës së partive politike qeveritare dhe shumë normale është që punët t’i themi vetëm ashtu siç i shohim dhe i dimë.
LAJM: Maqedonia nuk morri datë për bisedime për futje në BE. Ahmeti ka paralajmëruar se mund të largohet nga Qeveria pas gjashtë muajsh. A do të jeni ju participuesi shqiptar në Qeveri?
Selmani: Nuk e kam të qartë se prej nga del konstatimi se BDI ka paralajmëruar daljen nga Qeveria, kur ishim dëshmitarë se vetë z.Ahmeti ka deklaruar që edhe nëse nuk zgjidhet çështja e emrit nuk do të bëhet lufta e tretë botërore, ndërsa për të marrë datën për bisedime me BE-në, është e patjetërsueshme që të zgjidhet kontesti rreth emrit me Greqinë. Kështu që unë nuk shoh ndonjë presion apo lëkundje të qeverisë nga ana e BDI-së. Deri më tani janë treguar shumë komod në karriget e pushtetit, kështu që nuk presim diçka më ndryshe sepse edhe në momentet kur kemi dashur që të bëjmë punë për të miratuar ligje në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, BDI-ja i ka dalë krah partnerit të tyre të koalicionit e jo neve si parti.
LAJM: Përfaqësimi i shqiptarëve në administratë është ende i ulët, paratë që ndahen nga Buxheti janë të pakta etj. Çfarë duhet bërë që shqiptarët të marrin atë që e meritojnë në Maqedoni?
Selmani: Faji për këtë gjë është sa i partive maqedonase po aq edhe i atyre shqiptare në pushtet. Pasi që ministrat shqiptarë disponojnë vetëm 5-6 për qind të mjeteve nga buxheti i Maqedonisë dhe ata si duket janë të kënaqur me kaq. Kemi zonën ekonomike në Tetovë, e cila akoma nuk është duke filluar edhe pse ministri kompetent për këtë është nga radhët e BDI-së. Kemi gjendje shumë të rëndë të infrastrukturës në Komunat shqiptare, këtu përsëri kompetent është ministri i BDI-së. Kështu që edhe ata dikastere që mund të ndihmojnë përmirësimin e kushteve ekonomiko-sociale të shqiptarëve, edhe pse janë të udhëhequra nga shqiptarë, si duket nuk kanë mundësi dhe aftësi për të bërë një gjë të tillë, Kultura shqiptare është e anashkaluar krejtësisht kurse miliona euro harxhohen për antikvizimin e Maqedonisë, për buste, përmendore etj. Për të marrë hisen e pushtetit, duhet që njerëzit që përfaqësojnë shqiptarët të jenë të përgjegjshëm, të moralshëm dhe mbi të gjitha të kenë dijeni për punën që duhet të bëjnë. Shqiptarët për të qenë të përfaqësuar në qeveri e pushtet duhet të zgjedhin prijësit e tyre që garantojnë një udhëheqje të frytshme dhe të barabartë në shtet për shqiptarët në raport me bashkësitë e tjera etnike.
Intervistoi: Bekri Ajdini
- “Amnistohen” dhjetëra “kodoshë” të shpallur
- Nuk ka Evropë, as OKB me “kebab diplomacy”!
- Tetova shënoi “Ditën e dallimeve”
- Pastruesi shqiptar diplomon në Universitetin Columbia
- BDI kërkon respektim të shqipes, PDSH vend për “marrëveshjen e re”
- Tregu shqiptar dhe (inter) nacionalizmi ekonomik
- Komandanti i tradhtuar dhe i harruar
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj