Hyrje | Intervista | Mexhiti: Çarshia ringjallet në 2010-ën

Mexhiti: Çarshia ringjallet në 2010-ën

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image


LAJM: Si e mbylli Komuna e Çairit vitin 2009?
Mexhiti:
Vitin 2009 do ta quaja vitin e zgjedhjeve për mua dhe për të gjithë funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), sepse përveç zgjedhjeve presidenciale dhe lokale, kishim edhe zgjedhjet e partisë të cilat u zhvilluan në Kongres dhe përfundoi me sukses. Ndërsa sa i përket aktivitetit konkret të Komunës së Çairit mendoj se i kemi realizuar të gjitha ato që kemi pas projektuar. Edhe pse 2009 nuk ishte një vit i mbarë në nivel botëror me krizën ekonomike, d.m.th. me fillimin e krizës kemi menduar se kjo do të reflektohet edhe në komunat me buxhet të varfër, mirëpo nëse i marrim parasysh donacionet që arrijnë nga shteti, pagesat e qytetarëve si dhe çështjet tjera është reflektuar veç më edhe te komunat. Mirëpo këtë nuk e them si arsyetim për aktivitetet që janë bërë në Komunën e Çairit, vetëm dua të theksoj se ka qenë një ndër vitet më të rënda për Komunën, mirëpo kjo nuk na ka ndal që të mos i realizojmë aktivitetet e parapara. Kemi kursyer në shumë segmente, ndërsa projektet kryesore kanë lëvizur me dinamikën e paraparë. Lirisht mund të thuhet se viti 2010 do të jetë vit më i begatshëm, vit ku do të kemi konsolidim financiar të komunave dhe realizim të projekteve të programit.

LAJM: Komuna e Çairit ka plot lagje të varfra, të pa urbanizuar si Gazi Baba, Serova, Dizhoni, etj. A ka paraparë komuna projekte të mëdha për këto lagje?
Mexhiti:
Një gjë e tillë është rëndë që të realizohet, pasi kemi të bëjmë me një numër të madh të objekteve të cilat janë veç më të ndërtuara. Qasja jonë si komunë ka qenë që të fillojmë prej zeros, që të sjellim plane detale urbanistike, sepse lagje të tëra të komunës Çair nuk kanë qenë të mbuluara në planet detale urbanistike, që është edhe baza e zhvillimit. Brenda kohës kemi sjellë projekte kryesore për infrastrukturë nëntokësore siç janë: ujësjellësi, kanalizim, rrjeti atmosferik. Dhe në fazën e tretë ne kemi filluar që  projektet e këtilla veç më ti realizojmë. I tillë është Dizhoni ku fatmirësisht e kemi përfunduar edhe fazën e tretë pra ku kemi edhe kanalizim, ujësjellës dhe rrjet atmosferik në bazë të standardeve dhe planit urbanistik, që nënkupton se nëse kjo lagje ndërtohet sipas planit detal urbanistik dhe nëse në vend të atyre shtëpive substandarde ndërtohen ndërtesa kolektive kjo infrastrukturë nëntokësore që e kemi vendos tash, ka kapacitet ta shërbejë atë lagje. Pastaj kemi vazhduar në lagjet e tjera, në Teneqe mëhallë ose lagjen e boshnjakëve e cila po ashtu ka qenë një prej lagjeve të paprekura nga shteti ose pushteti lokal. Edhe atje jemi në realizim e sipër të një projekti të këtillë duke filluar nga plani deri tek realizimi i projekteve kryesore.

LAJM: Po ndërtimi i lagjeve të tëra është e pamundur të bëhet nga komuna?
Mexhiti:
Ndërtimi i lagjeve mund të realizohet me ndihmën e shtetit. Me siguri kjo do të lehtësohet kur të decentralizohet edhe toka ndërtimore, sepse toka tani ose është shtetërore ose private dhe pak ka mundësi komuna të bëjë në këtë drejtim. Prej vitit 2011 kur toka do të jetë e komunave ose private, atëherë do të vijnë në shprehje aftësitë, menaxhimi i komunës për procese të këtilla. D.m.th. në këtë drejtim duhet të ndihmon edhe shteti, që fatkeqësisht deri tash nuk ka ndihmuar në këtë aspekt. Fatmirësisht me hyrjen tonë në qeveri kemi arritur që komant shqiptare të përfshihen edhe në programin e banesave sociale dhe nëse merret parasysh numri i rasteve sociale atëherë prioritet do të ketë Shutka, mandej vjen Çairi, Saraji, komuna këto ku kryesisht është popullata shqiptare dhe jo siç ka qenë deri më tani që banesa sociale janë ndërtuar në Aerodrom dhe Gjorçe Petrov ku rastet sociale janë në numër të vogël. Për vitin 2010 janë paraparë që të ndërtohen dy ndërtesa të tilla në Komunën e Çairit, dy në Komunën e Sarajit dhe disa të tjera në komunat ku jetojnë shqiptarë.

LAJM: Përkundër gjithë përpjekjeve Çarshia e Vjetër e Shkupit sërish nuk po ringjallet. Çfarë do të bëhet me të?
Mexhiti:
Kur ka funksionuar Çarshia e Vjetër ekzistencën e kanë siguruar 20 mijë banorë që është një numër tejet i konsiderueshëm, mirëpo viteve të fundit gjërat kanë ndryshuar. Ne bëjmë përpjekje dhe një ndër prioritete kryesore të komunës së Çairit është ringjallja e Çarshisë së Vjetër. Është evidente që kjo shkon rëndë, mirëpo ne kemi realizuar disa projekte në Çarshia e Vjetër edhe pse nuk kemi asnjë të ardhur nga ajo. Mirëpo këtë e bëjmë sepse është një atraksion turistik dhe ne vlerësojmë se është një pasuri të cilën nuk mund ta ndërtosh, por fati jonë është se e kemi dhe duhet ta ruajmë dhe ta promovojmë para të tjerëve.
Atë që dua ta potencoj është se para një muaji është sjell edhe programi për Çarshinë në nivel të qeverisë, të cilin e kanë punuar 11 institucione që kanë të bëjnë me Çarshinë e Vjetër.
Mendoj se definitivisht ky program duhet ta revitalizojë Çarshinë e Vjetër ku ka dhjetëra projekte të cilat duhet të realizohen duke përfshi edhe mbrojtjen e artizanateve të vjetra, rregullimin e infrastrukturës në Çarshi dhe besoj se viti 2010 do të jetë viti i realizimit të projekteve për këtë pjesë të Shkupit. Në këtë drejtim duhet të kontribuojnë edhe mediumet sepse kampanja negative nga disa mediume ultra nacionaliste ndikon negativisht në këtë drejtim. Sido që të jetë viti 2010 do të jetë vit më i mirë për Çarshinë e Vjetër dhe për Çairin.

LAJM: Në Kongresin e BDI-së u zgjodhët nënkryetar i kësaj partie. Çdo të thotë për ju ky post?
Mexhiti:
Në parim jam njeri që luftoj parimin e fuzionimit të më shumë funksioneve tek një njeri dhe me marrjen e postit të nënkryetarit të BDI-së apo siç themi nënkryetar i Ali Ahmetit për mua është nder, por është në të njëjtën kohë edhe obligim më i madh për mua dhe nënkryetarët e tjerë. Çmoj vlerësimin e anëtarësisë dhe kryetarit për besimin e këtij posti dhe mendoj se në  një mandate katër vjeçar do të dëshmoj me vepra konkrete, me organizim me të mirë të partisë, me  menaxhim edhe të sferave të cilat deri më tani nuk janë menaxhuar me qëllim të funksionimit më të mirë të BDI-së. Për të pas një komunikim më të drejtpërdrejtë me elektoratin e strukturave të BDI-së me synim të realizimit të programit të partisë Brenda këtij mandate. Pra, e thash se nuk jam me atë që funksionet të fuzionohen dhe  mendoj që postin e nënkryetarit të BNJVL-së ta marrë dikush tjetër pasi shumë poste bëjnë që njeriu të mos dijë kujt ti përkushtohet më shumë. Edhe pse këto fusha nuk janë thjesht të ndara pasi vende - vende gërshetohen. Megjithatë, sido që të jetë i mbetem besnik këtij parimi që postet sa më shumë të ndahen sepse puna ekipore është ajo e cila mund të na sjellë rezultate më të mëdha.

Çairi ndau pako për fëmijët e ushtarëve të UÇK-së

Një ditë më parë Komuna e Çairit ka ndarë pako për Vitin e Ri për fëmijët e ish ushtarëve të UÇK-së. Ndërkaq, një natë para vitit të ri, ajo ka paraparë një mbrëmje me ish pjesëtarët e luftës dhe veteranët e saj. Kjo komunë është e vetmja që në mënyrë tradicionale organizon manifestime për të përkujtuar ata që i falën vendit  bijtë e tyre më të mirë.

Intervistoi: Azemine Selmani

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

Haracinasi_CH në 19/01/2010 11:24:34
avatar
Z.Mexhidi,ju ishit prezent ne ndjekjen e musa ajvazit nga haracina ne haracine ne te cilen ishit ne prag te kurthes qe donin te ju qesin shqipfolesit por fal disa ushtareve te vertet te UCK-se keni shpetuar pa rene ne kurthen e Maqedonasve,,,, haracina eshte duke vuajtur nga UDB e jugosllavise e cila ende per fat te keq po funksionon ne Maqedoni e cila po drejtohet nga Stojan andovi i cili ne kohen e UDB se Ai ka kryer detyrë për shërbimet sekrete dhe ende sod po i praktikon ne komunat shqiptare por ne vecanti komunat afer shkupit qe ta perseris vitet e 53-56 shpernguljen per turqi edhe sod mundohet,, vetem pas luftes se 2001-shit mbi 400 ish ushtare te uck-se u vrane ne menyra te ndryshme,prandaj un si qytetar i thjesht shkoj nga njeher nga varrezat e ushtareve dhe shkuli barin mbi varr dhe thom me vehte shyqyr si nuk flasin keta deshmore se ndoshta me kishin veten.... pse u vrava une dhe shoket e mi ?... dhe une sdo te kisha mundur ti jap pergjigje.. me respekt nga haracina
Thumbs Up Thumbs Down
0
Haracinasi_CH në 19/01/2010 11:06:44
avatar
Urime Z.Mexhidi,keni hyre ne Librin e Guinisit Shqiptare ne Shkup ne te cilen Idriz Seferi e Ngriti Flamurin ne Shkup kurse ju e ngritet Bustin e Skederbeut ne mes te shkupit dhe komuna e cairit si shum komuna shqiptare ishin ne planet e Sllavizmit te cilet donin shqiptaret ti shperngulin nga trojet e veta kurse ju u bet hero i Ndaleses se shperguljes,prandaj dhasht zoti qe edhe ne Haraqine tna i qon zoti nje kryetare si ju qe ti kthehet e mbara.....
Thumbs Up Thumbs Down
0
ilmije në 04/01/2010 13:40:55
avatar
Bravo veq vazhdo se e meriton vendin si kryetar.Do te ishte mir qe neve te kemi edhe te tjeret si ju te sukseshem mesiguri dote ecim perpara .Ju uroj qeky vit tejet edhe me shum suksese ne punen tuaj.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0