Solidariteti nuk njeh protokolle
Prej më shumë se dy javësh pjesa veriperëndimore e Shqipërisë është nën “mbretërinë” e ujit, dukë regjistruar një nga përmbytjet më të mëdha në historinë e kësaj zone por edhe më gjerë. Pamjet që vijnë nga Shqipëria janë realisht apokaliptike duke dëshmuar për një fatkeqësi natyrore që po rëndon jo vetëm mbi një zonë, por në të gjithë damarët e kombit. Pikërisht se ndodh kështu të gjithë kanë drejtuar vëmendjen dhe sytë e shpirtit për të pritur ndryshimin, por edhe për të kontribuar në këtë ndryshim. Reagimi është shumë i madh dhe i menjëhershëm. Brenda dhe jashtë Shqipërisë, organizma të ndryshme, institucione shtetërore, kompani si dhe individë, me një solidaritet të një përmase të pazakontë po japin ndihmën e tyre në lehtësimin e kësaj goditjeje kaq të rëndë. Biznesi, si gjithnjë jo vetëm si promotor i zhvillimit, por edhe si promotor solidaritetit njerëzor,me një vetëdije qytetare, atdhetare po edhe patriotike është vënë në krye të iniciativës e kontributit për ndihmë. Dhe kjo jo vetëm me biznesin në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni. Lidhur me këtë ne zhvilluam një intervistë me kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, kryeqendrës së biznesit shqiptar, zotin Nikolin Jaka.
LAJM: Zoti Jaka, goditja natyrore që po kalon Shqipëria po përjetohet me shqetësim edhe në Maqedoni, veçanërisht tek shqiptarët të cilët po përcjellin me shqetësim situatën në zonën e Shkodrës. Ata në mënyrat e tyre kërkojnë të shprehin solidaritetin e tyre me vëllezërit përtej kufirit në këtë situatë të pazakontë që po kalojnë. Cili është perceptimi juaj për këtë?
Jaka: Ashtu siç është bërë e njohur, natyra nuk ka kursyer me egërsinë e saj një nga zonat më të rëndësishme historike, kulturore dhe ekonomike të vendit, siç është Shkodra, që për të gjithë kombin tonë përbën edhe një krenari kombëtare për vlerat komplekse që ka ajo. Pa hyrë në shumë detaje, pasi ato janë shumë të njohura për të gjithë, përmasat e kësaj fatkeqësie për fat të keq rriten. Megjithatë të gjithë ne, ndjehemi të rrethuar nga një solidaritet njerëzor, por edhe institucional që i ka kapërcyer kufijtë. Aq më shumë ky solidaritet është i prekshëm tek shqiptarët jashtë kufijve gjeografikë të cilët po e ndjejnë në shpirt dhembjen që u ka shkaktuar vëllezërve të tyre kjo dramë natyrore. Prandaj ndjehet angazhimi i të gjithëve për të qenë bashkë në përballimin e kësaj situate.
Unë kam përjetuar me shumë emocion telefonatat e miqve të mi biznesmenë, po edhe njerëz me fuqi ekonomike të kufizuara nga Maqedonia e Kosova, të cilët kërkojnë të dinë shtigjet legalë për të kontribuar për t’iu lehtësuar dhembjen të goditurve nga vërshimi i ujit. Para disa ditësh në telefonin e një kolegut tim erdhi një mesazh shumë emocionues, por edhe shumë kuptimplotë. Një deputete shqiptare në parlamentin e Maqedonisë kërkonte të dinte se ku mund të adresohej për të dërguar ndihmat e para të mbledhura nga shqiptarët për të dëmtuarit nga fatkeqësia natyrore. Asaj, po edhe të tjerëve nuk i dha asnjë njeri urdhër, ishte urdhri i shpirtit shqiptar që vuri në lëvizje të gjithë dhe që e ndjenë se duhej të reagonin, të ndihmonin sadopak për vëllezërit e tyre. Unë gjej rastin të falënderoj deputeten Ermira Mehmeti, por edhe të gjithë ata biznesmenë po edhe njerëz të thjeshtë nga Maqedonia që u ka dhembur në shpirt tragjedia ujore që po rëndon mbi zonën e Shkodrës, të cilën po përpiqen përmes kontributesh e solidariteti shumë të veçantë të na e lehtësojnë.
LAJM: Si drejtues i institucionit më të rëndësishëm të biznesit në Shqipëri dhe që keni ndjeshmërinë e duhur për nevojat që ka tani zona e përmbytur nga uji, ku mendoni se duhen drejtuar kontributet dhe ndihmat?
Jaka: Në Shqipëri është ngritur një Komitetet i Posaçëm që menaxhon situatën, i cili ka identifikuar edhe nevojat më urgjente në këtë situatë, por me ndjeshmërinë e përfaqësuesit të biznesit siç e thoni edhe ju, ato janë në disa drejtime. Situata e vështirë tani është në planin humanitar, ndërsa më pas do të jenë në riaftësimin e gjithçkaje që uji ka atrofizuar në disa raste deri në asgjësim. Kësisoj ndihmat ushqimore që shkojnë deri tek uji i pijshëm, ato të logjistikës së strehimit, të logjistikës mbështetëse për të gjithë masën e madhe të njerëzve që punojnë në terren për të menaxhuar situatën, janë shumë të mirëpritura. Kjo i takon fazës së parë, pasi faza e dytë, ajo e mbylljes së gjurmëve të fatkeqësisë do të ketë një varg kërkesash dhe do të na ballafaqojë me probleme të shumta, që në kohën e duhur do të bëhen të njohura. Edhe nga Maqedonia na është ofruar deri tani si ndihmë logjistike, ashtu edhe ushqimore dhe medikamente. Po kështu nuk kanë munguar edhe ndihmat e tjera, për të cilat jemi shumë mirënjohës.
LAJM: Mund të evidentoni disa nga kontribuesit deri tani?
Jaka: Siç e thashë në fillim, biznesmenët nga Maqedonia e Kosova që kanë komunikuar me mua kanë qenë të shumtë. Unë sapo shoqërova në Shkodër kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, zotin Besim Beqaj, i cili dha kontributet e këtij institucioni për zonën e goditur. Ky është një rast i fundit, pa përmendur disa kontribute të biznesmenëve nga Shkupi, Tetova, Dibra apo Gostivari të cilët pa ndonjë protokoll të veçantë, por vetëm të nxitur nga solidariteti njerëzor kanë dhënë ndihmën e tyre. Disa nga ata e kanë bërë pa asnjë koment e zhurmë, jashtë mediatizimit, prandaj jam edhe i detyruar të ruaj kofidencialitetin e tyre. Kjo rrit edhe më shumë madhështinë e veprimit të tyre, i cili ka një përmasë shumë të madhe humanizmi. Kështu ndodhi edhe në takimin me përfaqësues të biznesit në Shqipëri, ku një pjesë prej të cilëve morën adresën dhe numrin e llogarisë dhe bënë derdhjen e kontributit pa bërë asnjë deklaratë apo koment të veçantë.
Situatat e vështira shpesh shërbejnë për të afishuar vlera të karakterit e të shpirtit njerëzor, që shqiptarët i dëshmojnë fuqishëm në momente të këtilla. Ndodhi kështu edhe kësaj radhe, duke treguar jo vetëm solidaritet, por edhe një sensibilitet mbarëkombëtar. Kjo jo vetëm në planin e përjetimit shpirtëror të fatkeqësisë, por edhe në angazhimin e gjithanshëm për ta tejkaluar me sa më pak pasoja atë, siç po ndodh edhe këto ditë.
Prandaj ndjehem i obliguar të jem mirënjohës për të gjithë përfaqësuesit e biznesit në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, të cilët kapërcejnë çdo lloj protokolli kur është fjala për të ndihmuar njeri–tjetrin. Nëpërmjet jush gjej rastin për t’i falënderuar dhe për t’i pohuar se gjuha e biznesit shqiptar mes vetes, para se të jetë gjuhë e përfitimit ekonomik, është gjuha e rritjes dhe përfitimit të vlerave që mbështeten mbi kontinuitetin tonë kombëtar.
Ne ndihmën që po na jepet do ta gdhendim si një vlerë tjetër e çmuar e shqiptarëve, e cila më shumë se ekonomike, është shpirtërore dhe që nuk mund të humbasë asnjëherë.
Më lejoni t’ju falënderoj edhe ju si gazetë, si një ndër dritaret e rëndësishme të komunikimit mbarëshqiptar.
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:376)
-
Seks para publikut në garat me kuaj (Videon) (lexuar sot:335)
-
Ahmeti dhe Thaçi mund t’i dorëzojnë mandatet e deputetëve? (lexuar sot:308)
-
Vajza nga Shipkovica kampione në Gjermani (lexuar sot:247)
-
Diellza prezenton të dashurin e ri (lexuar sot:241)
-
Grubi: LSDM kërkoi nga unë të shkaktoj incidente (lexuar sot:218)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:183)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj