Hyrje | Intervista | Shqiptarët kanë fituar hisen e tyre në Shkup

Shqiptarët kanë fituar hisen e tyre në Shkup

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Këshilltari në qytetin e Shkupit, Qemal Musliu ka folur për “Lajm” rreth aktiviteteve të fundit që ndodhin me shqiptarët e Shkupit. Ai gjithashtu ka treguar edhe për projektet të cilat do të kryhen gjatë vitit 2010.

 

 

 

 

 

LAJM:Si është përfaqësimi i shqiptarëve në qytetin e Shkupit?

Musliu: Pas zgjedhjeve lokale Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Këshillin e qytetit të Shkupit përfaqësohet me tetë këshilltarë dhe mendojmë që ne grupi i tetë anëtarëve të këshilltarëve, jemi te obliguar dhe po bëjmë çmos që të realizojmë politikën dhe platformën e BDI-së, për çështjet që i pengojnë qytetarët e qytetit të Shkupit. Sa për fillim mund të them që ne si BDI në koalicion me VMRO-DPMNE bëmë një pazar të mirë. Për herë të parë në qytetin e Shkupit, morëm dy drejtorë të ndërmarrjeve publike edhe atë drejtorin e ndërmarrjes publike higjiena komunale, Rakip Doçi dhe drejtorin e energjetikës, Bekim Rexhepi.

LAJM: A i keni marrë të gjitha premtimet nga marrëveshja me VMRO-në?

Musliu: Shqiptar është edhe kryetari i Këshillit Drejtues në ndërmarrjen publike për komunikacion, si dhe në ndërmarrjen publike në rrugica. Do të kemi edhe kryetarë të këshillave drejtues për parqe dhe ujësjellës. Sa i përket aspektit të institucioneve kulturore, do të kemi edhe drejtorin për qendrën informative kulturore. Drejtor do të kemi edhe në shtëpinë për kulturë “Koço Racin”. Së shpejti, deri në fund të muajit pritet që në Qendrën Informative Kulturore, të zë vendin e saj drejtoresha që do të propozohet nga BDI dhe së bashku me anëtarët që i kemi dhënë në këshillat drejtues drejt institucioneve kulturore, edhe në këtë lëmi ne si shqiptarë, ne si parti do të mund të kyçemi në realizimin e zhvillimit të kulturës shqiptare këtu në Shkup.

LAJM: Kultura shqiptare duket mjaft e shtypur...

Musliu: për herë të parë në aspekt kulturor ne si BDI jemi kyç dhe do ta marrim rolin e kryetarit të këshillit drejtues në kryesinë e Qytetit të Shkupit. Shumë shpejt do të zgjidhet kandidati ynë për kryetar të këshillit drejtues në Qytetin e Shkupit, Skender Asani dhe presim nga ky person me njohuritë e veta që ka të hulumton, të gjinden shumë njohuri, elemente kulturore shqiptare që ndoshta janë ndoshta tani për tani të mbyllura nëpër podrumet e këtij vendi,e gjithë kjo do të jetë në interes të zhvillimit kulturor për gjithë qytetarët shqiptarë në Shkup. Gjithashtu, ne me aktivitetet tona që kemi bë në qytetin e Shkupit, kemi propozuar shumë projekte kulturore të cilat kanë konkurruar në konkursin e qytetit të Shkupit. Deri më tani dihet se në qytet kanë kaluar në sektorin e kulturës, jo një numër i madh i projekteve shqiptare, vendosëm që diku 20 deri në 28 projekte shqiptare, respektivisht me mjete materiale të kalojnë për aq sa është e paraparë në buxhet të qytetit të Shkupit.

LAJM: Shkollat shqipe kanë pasur mjaft probleme. A do të vazhdojnë ata sërish?

Musliu: Ne si këshilltarë kemi bë vitin e kaluar një iniciativë për ndërtimin e një objekti të ri shkollor, për shkollim në drejtimin e mjekësisë dhe kjo si iniciativë është dërguar deri në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë. Kemi informatë kthyese se do të bëhet një analizë e përpiktë në lidhje me kërkesat reale për ndërtimin e këtij objekti. Ma merr mendja se në të ardhmen ky problem, i cili ishte një ndër problemet më kryesore për nxënësit shqiptarë nga vitet e kaluara dhe dalëngadalë ky problem duhet të zgjidhet.

LAJM: A do të bëhen investime në vendbanimet shqiptare?

Musliu: Mund të them që edhe në fund të vitit me buxhetin janë paraparë shumë projekte të cilat përveç tjerash janë në interes të shqiptarëve me propozimin e BDI u kyçëm edhe në disa projekte të tjera siç janë ndërtimi i rrjetit atmosferik në Karposh dhe kyçja për rrjete, është i paraparë dhe ka kaluar në buxhet të qytetit të Shkupit edhe projekti për kyçjen në rezervuar në lagjen e Gazi Babës të komunës Çair, projekt për shtimin e ujit në fshatin Radushë, ndërtimin e urës në Saraj, për arsye se ura e vjetër është shumë e vjetër, sepse ajo urë lidh shumë fshatra të komunës së Sarajit.

LAJM: Gjuha shqipe nuk po respektohet ashtu siç është paraparë. Çfarë do të bëhet në këtë aspekt?

Musliu: Ka kaluar propozimi për udhërrëfyes në tre gjuhë në gjithë lokalitetin e qytetit të Shkupit. Po ashtu mund të them se kanë kaluar edhe disa propozime për projektet tona në buxhetin e vitit 2010, që është sjellja e 12 kamionëve special për higjienën publike komunale të Shkupit, si dhe në bazë të kërkesave tona të këshilltarëve të BDI-së janë pranuar edhe disa asfaltime të rrugëve të disa lagjeve, si në lagjen Vizbeg dhe në lagje tjera të cilat do të bëhen në bashkëpunim më kryetarët përkatës të këtyre komunave. Ma merr mendja se ne si grup i këshilltarëve, do ta zbusim situatën e problemeve që kanë shqiptarët në shumë lëmi, në shumë sfera të qytetit të Shkupit dhe mendojmë se po ia dalim, mirëpo afati ishte shumë i shkurtë deri në vitin e ri dhe këto projekte që i përmenda duhet të realizohen në të ardhmen.

Subscribe to comments feed Komente (20 publikuar):

kuksi në 13/05/2010 06:32:26
avatar
o shqiptar turp mos u merni me qelin se ky qenka krejt i fshim ky qenka i mir me e votu per me i ruajt delet ne mal se per tjeter zban ky m...t tung
Thumbs Up Thumbs Down
0
Shkupii në 12/02/2010 11:23:12
avatar
Keshilltaret e qytetit te Shkupit ia kane arritur qellimet e shqiptarve per shkak se ku prezantohet ne projektin SHKUPI 2014 aty kemi instuticione shtetrore te cilat do te ndertohen,kemi edhe skulptura te maqedonasve mirpo do te ket edhe te shqiptarve,sa i perket xhamies nuk do te ndertohet mirpo jemi te bindur dhe kemi marveshje qe nuk do te ndertohet as kisha ne shesh...
Thumbs Up Thumbs Down
0
dragi në 09/02/2010 22:40:04
avatar
nuk besoj se keni mar hisen ju siptari ama ma shum se kur esht vlavi jon vojvoda.qelavi mendon per vete
Thumbs Up Thumbs Down
0
Zejnulla Salihi në 01/02/2010 09:05:03
avatar
Zotëri Qemal, unë fare mirë të njohë që nga koha kur t' ishe anëtarë (sekretar) i PPD-ës dhe kur ishe drejtor SP nuk mund t'i besojmë njerëzit që për shkaqe interesash si ti dhe si shumë qemala e abdiladia tjerë e shkatruan PPD-ën që ishte dhe mbetet pjesë e historisë së shqiptarëve të Maqedonisë. Nuk është trimëri të largohesh nga fronti i betejës për mbrojtjen e PPD-ës dhe të shikoni interesat e juaja personale. Vetëm do t'ua përkujtoj se për pozitat e juaja ne si anëtarë fanatik të PPD-ës sakrifikuam edhe jetën që ju disat të fitoni. Kur të tjerët u mashtruan juve me ofrime postesh të ndryshme ti edhe shumë të tjerë si ti ia këthyet shpinën PPD-ës. Të parashtroj pyetje ti edhe të gjithëve si ti : Çka është dasht të bëjmë ne të tjerët që sakrifikuam dhe asgjë për vete nuk fituam - fituat dhe shfrytëzuat partinë ju, ne prap mbetëm në parti kurse ju bredhni prej partije në parti. Vetëm një pyetje do tua bëj se sa mund të jeni të sinqert dhe se sa populli do t'u beson për këte që deklaroni.Për të gjitha këto Zoti i Madh ka t'ju dënoje ty edhe shumë shkatrues tjerë të PPD-ës (byle disat kanë filluar t'i përjetojnë dënimet).
Thumbs Up Thumbs Down
0
tili në 01/02/2010 08:07:45
avatar
Inshalla nuk ju vonon shum edhe hisja prej popullit.
Thumbs Up Thumbs Down
0
doki në 30/01/2010 09:17:33
avatar
mos ia zini gabim z.Kemal se ai po behet shume i sinqert ,ai thote se e ka marre hisen nga Shkupi, por flet veq per vete, e jo per qytetaret e shkupit
Thumbs Up Thumbs Down
0
riko në 29/01/2010 13:02:57
avatar
Kush eshte ky teveqel?!
Thumbs Up Thumbs Down
0
be your self në 29/01/2010 12:11:57
avatar
nuk e di c'jane keto komentet e juaja ...mendimi cdokujt duhet te respektohet andaj respektoni mendimin e z.Kemal pa ofendime te tilla ...pastaj juve keshtu doni te merrni hise...pa pik kulture (turp i gjall)prandaj jemi ku jemi !!!!
Thumbs Up Thumbs Down
0
albanian në 29/01/2010 11:57:36
avatar
si keni guxim ala te flitni se jeni duke bere dicka ne interes te shqiptarve.si nuk ju vjen aspak turp duke filluar nga ali ahmeti e der te i fundit a ende po keni gjasa te folni se shqiptaret kane hisen e tyre ne shkup!!!!
as qe egziston nje gje e tillë!!! turp turp
Thumbs Up Thumbs Down
0
TONI në 26/01/2010 23:03:13
avatar
Po si mund te bejsh rrena te tilla o tutkun. Sikur je t,u i tregu dikujt ne Afrike per gjendjen ne Shkup? E tregoni vete qe skeni fije morali ju te bdi kur edhe na tradhtoni,shitni,por edhe po tallenime popull duke thene se cdo gje ne rregull,se ne kemimarre hisen ton.
Ti sigurisht qe paske marre! Sa qindra mija euro? Apo me shume? Komunista,tradhtar e hajdute!
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 next total: 20 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0