Hyrje | LAJME | Rajon - Botë | Greqia përfshihet nga një grevë e madhe

Greqia përfshihet nga një grevë e madhe

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Pjesa më e madhe e Greqisë është ndalur si rezultat i një greve njëditëshe të rreth 2 milionë punëtorëve në shenjë proteste ndaj masave të ashpra ekonomike të imponuara në mënyrë që vendi të përballet me borxhet dhe defiçitin buxhetor.

Vendet arkeologjike te Greqisë do të jenë të mbyllura për turistët si dhe hapësirën ajrore për të gjitha fluturimet.

Është greva e dytë në dy javët e kaluara dhe ajo përkon me rritjen e zemërimit publik rreth perceptimit se Bashkimi Evropian nuk i është përgjigjur me simpati gjendjes ekonomike të Greqisë.

Zëdhënësi i Sindikatës më të madhe të vendit, Stathis Anestis tha se shume grekë po kanë probleme për të siguruar një mbijetesë bazë.

"Ekziston një akumulim i madh i presionit dhe zemerimit. Është një problem serioz per të siguruar një nivel minimal dhe dinjitoz të mbijetesës. Varfëria në vendin tonë ka tejkaluar njëzet për qind," tha zoti Anestis.

Ai tha se nëse të gjitha këto masa do te zbatohen, papunësia do të ngrihet në qiell dhe se Greqia do të hyjë në një recesion të madh dhe papunësia do të arrijë nivele të papara më parë edhe në Evropë. /bbc/

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

silit në 26/02/2010 00:23:16
avatar
HE MORI GREQI TE KA ARDH FUNDI SE ME AGEN SHAKA SKA
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0