Hyrje | LAJME | Rajon - Botë | Kermabon për vizitë në Beograd

Kermabon për vizitë në Beograd

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Shefi i EULEX-it, Yve de Kermabon, ka qëndruar në Beograd ku ka biseduar me ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq dhe sekretarin e shtetit në Ministrinë e Drejtësisë, Sllobodan Homen.

Fokusi ka qenë funksionimi i gjyqësisë në pjesën veriore të Mitrovicës dhe problemet me të cilat po ballafaqohet bashkësia serbe në Kosovë si dhe bashkëpunimi ndërmjet EULEX-it dhe Beogradi zyrtar.

Zoti Kermabon nuk ka bërë ndonjë prononcim për media, kurse në konferencën për shtyp pa bisedimeve, Bogdanoviq dhe Homen paralajmëruan një bashkëpunim më intensiv me misioninin EULEX për zgjidhjen e problemeve të cilat po i ngarkojnë marrëdhëniet e Beogradit me këtë mision si dhe jetën e përditshme të serbëve e të joshqiptarëve të tjerë në Kosovë.

Ata njoftuan se gjatë bisedimeve me shefin e EULEX-it është planifikuar formimi i grupeve të punës në fushën e gjyqësisë, policisë e doganave të cilat do të merren me zgjidhjen e këtyre problemeve, si dhe me çështjen e mbrojtjes së të drejtave të serbëve në Kosovë.

Duke shtuar se është e domosdoshme që serbët të kthehen dhe të fitojnë besimin në institucionet e Kosovës të cilat duhet të marrin vendime mbi jetën e tyre.

Homen theksoi se është biseduar edhe për këmbimin reciprok të dokumentacionit i cili faktikisht po rrin mbi dy vjet në sirtar, dhe ka shtuar se pa një bashkëpunim të tillë të organeve të gjyqësisë nuk mund të arrihet mbrojtja e të drejtave të njeriut as të luftohet kriminaliteti i organizuar.

Ministri Bogdanoviq tha se me Kermabon ka biseduar mbi sigurinë në Kosovë, furnizimin me energji elektrike dhe problemet tjera që po i ngarkojnë serbët dhe joshqiptarët e tjerë, sipas tij.

Në Beograd po qëndron edhe shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier.

Kërkesat e Beogradit

Më herët zyrtarët serbë janë ankuar se me EULEX-in nuk kanë mundur as pas gjashtë muajve të marrin përgjigje për pyetjet lidhur me kushtet nën të cilat do të formohet dhe funksionojë Gjykata e Qarkut dhe Prokuroria në Mitrovicë.

Ata kanë kërkuar që ajo të punojë sipas ligjeve të Serbisë e jo të Kosovës, të jetë në kompetencën e Ministrisë serbe të Drejtësisë, dhe që organ i shkallës së dytë për ankesa të jetë Gjykata e lartë e Serbisë.

Zyrtarë të EULEX-it ndërkohë thonë se presin arritjen e një marrëveshjeje me zyrtarët serbë për gjykatat në veri, që u mbyllën dy vjet më parë pas protestave të punonjësve serbë në kundërshtim të pavarësimit të Kosovës.

Reagimi i Prishtinës

Ata thanë se autoritetet në Prishitnë janë të njoftuara për bisedimet me autoritetet serbe.

Por ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, tha për BBC-në se qeveria e Kosovës nuk është njoftuar për asnjë lloj përmbajtje të marrëveshjeve me Beogradin zyrtar për Gjykatat.

Ajo tha se çështja e funksionalizimit të gjykatave në veri kërkon zgjidhje urgjente, por sipas saj, kjo është çështje e brendshme e Kosovës.

Znj. Kelmendi shtoi se ajo ka qenë kundër vizitës së shefit të EULEX-it në Beograd për këtë çështje.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

në 07/06/2010 09:17:28
avatar
Yve de Kermabon çka po prisni?Zbatone ma shpejte rezuluten dhe mos e leni kete popull te jetoi ne shpresa te kota!!!!!
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0