Raportet SHBA–Turqi në rrezik, tërhiqet ambasadori turk
Turqia, anëtare e NATO-s, e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Shtetet e Bashkuara për konsultime, pas votimit në Komitetin e Kongresit amerikan, që vrasjet masive të armenëve nga Perandoria Otomane i vlerëson si gjenocid.
Në një kumtesë, kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha poashtu se ishte seriozisht i shqetësuar se rezoluta jo obliguese mund t’i dëmtoj lidhjet turko – amerikane dhe përpjekjet që Turqia myslimane dhe Armenia e Krishterë t’i lënë pas armiqësitë shekullore.
Votimin në Komitetin për marrëdhënie të jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit, Armenia e ka përshkruar si nxitje për të drejtat e njeriut.
Rezoluta ende duhet të kaloj në Dhomën Përfaqësuese për miratim. Miratimi i saj nuk duket i sigurt.
Turqia e pranon se shumë armenë të krishterë janë vrarë nga Turqit Otomanë, por nuk pranon se janë vrarë afro 1,5 milion dhe e kundërshton se ky ishte gjenocid. /rel/
- “Amnistohen” dhjetëra “kodoshë” të shpallur
- Tetova shënoi “Ditën e dallimeve”
- Nuk ka Evropë, as OKB me “kebab diplomacy”!
- Pastruesi shqiptar diplomon në Universitetin Columbia
- BDI kërkon respektim të shqipes, PDSH vend për “marrëveshjen e re”
- Tregu shqiptar dhe (inter) nacionalizmi ekonomik
- Komandanti i tradhtuar dhe i harruar
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj