Hyrje | LAJME | Rajon - Botë | Greqia paralizohet sërish nga greva

Greqia paralizohet sërish nga greva

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Në Greqi shërbimet publike dhe ato të transportit janë pezulluar për shkak të grevës së përgjithshme. Qindra mijëra punëtore janë hedhur në grevë kundër masave të ashpra të qeverisë.

Hapësira ajrore e vendit do të jetë e mbyllur në 24 orët e ardhshme, ndërsa anijet mbeten të bllokuara në porte.

Punonjësit e policisë, doganave dhe zjarrëfikësit gjithashtu planifikojnë të bashkohen me grevën.

Një korrespondent i BBC-së thotë se qeveria e kupton zemëratën publike kundër rritjes së taksave dhe shkurtimeve të rrogave, por refuzon që t'i zbusë këto masa.

Drejtori i federatës së punëtorëve i ka akuzuar grevistët se duan ta kthejnë Greqinëe në një vend për t'u mëshiruar.

Greqia ka një deficit prej 12.7 % , katër herë më të lartë se ç'lejohet në eurozonë. Qeveria ka vendosur ta ulë këtë deficit në 8.7 % këtë vit, dhe të zvogëlojë borxhin kombëtar duke shkurtuar rrogat e punonjësve të shërbimeve publike, duke ngritur moshën e pensionit dhe duke rritur tvsh-në.

Bashkimi Evropian ka premtuar ta ndihmojë Greqinë, por nuk kanë shpallur ende masa konkrete./bbc/

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0