Hyrje | LAJME | Rajon - Botë | ETA shpall armëpushim unilateral

ETA shpall armëpushim unilateral

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Grupi separatist Bask, ETA, ka shpallur një armëpushim unilateral, në fushatën e saj të dhunshme për pavarësi nga Spanja.

Në një mesazh nëpërmjet një videoje dhënë BBCsë, ajo thotë se e kishte marrë disa muaj më parë vendimin për të mos ndërmarrë më sulme të armatosura.

ETA thotë se do që të arrijë qëllimin e saj me mjete paqësore dhe demokratike, dhe bën thirrje për përfshirje ndërkombëtare për vendosjen e paqes.

Megjithatë nuk është e qartë nëse armëpushimi është i përhershëm.

ETA, që ka bërë edhe më parë deklarata të tilla, ka qenë në presion pas arrestit të disa prej liderëve të saj si edhe thirrjeve ne vazhdim nga partitë politike baske për vendosjen e paqes. /bbc/

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0