Clinton dënon idenë për djegien e Kuranit
Në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera ka pasur një reagim të fuqishëm kundër planit të një kishe të vogël në Florida për djegien e Kuranit ditën e shtunë, për të shënuar përvjetorin e sulmeve të al-Qaedas në Nju Jork dhe Uashington.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Eric Holder e quajti planin "idiot dhe të rrezikshëm", ndërsa Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, në një darkë iftari, e përshkroi vendimin e kishës në Gainsville si "të pasjellshëm dhe të turpshëm".
"Jemi ulur për këtë darkë në kohën kur vjen lajmi se një prift në Gainsville të Florides ka ndërmend të djegë Kuranin e Shenjtë me 11 shtator. Unë jam inkurajuar nga dënimi i qartë dhe pa ekuivoke që drejtuesit fetarë të të gjithë besimeve në Amerikë, nga të krishterët evangjelistë, deri tek rabinët hebrenj, si dhe drejtues shekullarë dhe komentatorë të ndryshëm, i kanë bërë këtij akti të pasjellshëm e të turpshëm", tha Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Protesta kundër vendimit të kishës në Gainsville të Floridës për djegien e kopjeve të Kuranit, janë zhvilluar në Afganistan dhe Indonezi.
Irani ka paralajmëruar se djegia publike e Kuranit mund të provokojë reagim të pakontrolluar të myslimanëve.
Megjithatë, predikuesi Terry Jones, thotë se ka ndërmend ta zhvillojë ceremoninë dhe se nuk do të tërhiqet nga protestat./bbc/
-
Cërvenkovski krahason Gruevskin me Millosheviqin (lexuar sot:278)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:240)
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:223)
-
Shqipëria ta refuzojë nismën e re të Serbisë (lexuar sot:170)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:160)
-
Bexheti në aksion për pastrimin e borës në Tetovë (lexuar sot:135)
-
Aktivistët e “Illyricum Libertas” mbrohen me heshtje (lexuar sot:132)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj