Hyrje | LAJME | Rajon - Botë | Clinton dënon idenë për djegien e Kuranit

Clinton dënon idenë për djegien e Kuranit

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera ka pasur një reagim të fuqishëm kundër planit të një kishe të vogël në Florida për djegien e Kuranit ditën e shtunë, për të shënuar përvjetorin e sulmeve të al-Qaedas në Nju Jork dhe Uashington.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Eric Holder e quajti planin "idiot dhe të rrezikshëm", ndërsa Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, në një darkë iftari, e përshkroi vendimin e kishës në Gainsville si "të pasjellshëm dhe të turpshëm".

"Jemi ulur për këtë darkë në kohën kur vjen lajmi se një prift në Gainsville të Florides ka ndërmend të djegë Kuranin e Shenjtë me 11 shtator. Unë jam inkurajuar nga dënimi i qartë dhe pa ekuivoke që drejtuesit fetarë të të gjithë besimeve në Amerikë, nga të krishterët evangjelistë, deri tek rabinët hebrenj, si dhe drejtues shekullarë dhe komentatorë të ndryshëm, i kanë bërë këtij akti të pasjellshëm e të turpshëm", tha Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Protesta kundër vendimit të kishës në Gainsville të Floridës për djegien e kopjeve të Kuranit, janë zhvilluar në Afganistan dhe Indonezi.

Irani ka paralajmëruar se djegia publike e Kuranit mund të provokojë reagim të pakontrolluar të myslimanëve.

Megjithatë, predikuesi Terry Jones, thotë se ka ndërmend ta zhvillojë ceremoninë dhe se nuk do të tërhiqet nga protestat./bbc/

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

bane në 08/09/2010 22:06:39
avatar
ooooooooo Zot na ruaj nga te kqijat qe dojn me i ba
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0