Hyrje | LAJME | Kosovë | Albin Kurti “Personazhi i Vitit”

Albin Kurti “Personazhi i Vitit”

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Në selinë e Vetëvendosjes nuk ka asgjë konvencionale. Deputetë dhe aktivistë po përgatiten për një protestë që organizohet në fundjavë në pikat kufitare me Serbinë. Mes tyre gjetëm dhe kryetarin Albin Kurti, të cilit i dorëzuam trofeun e anketës së Top Channel - Personazhi i Vitit.

Për aktivistin e përjetshëm dhe politikanin e ri, që synon bashkimin kombëtar, ky trofe s’ka cmim, pasi në anketën e përvitshme të Top Channel, Albin Kurtin e votuan shqiptarët në Kosovë,  Diasporë dhe Shqipëri.


“Faleminderit për këtë cmimim të pacmueshëm, që është jashtëzakonisht i vlefshëm për Vetëvendosjen e bashkimin e kombit tonë. Shqipëria është shumë më e madhe se Republika e Shqipërisë, dhe Topi (kupto Top Channel) i përket Shqipërisë. Votuesit janë dëshmi që sa herë u jepet rasti, populli shqiptar dëshmon se është një”, deklaroi lideri i VV, Albin Kurti.

 

Mes foltores së Kuvendit dhe rrugës, fushatave kundër dialogut, prodhimeve serbe dhe korrupsionit, Vetevendosje nuk ka rënë pre e konformizmit politik. Denoncon vjedhjen që po i bëhet Kosovës nëpërmjet një sistemi.

“Korrupsioni nuk ndodh se politikanët janë të korruptuar, por për shkak të modelit politik dhe socio-ekonomik që riprodhon korrupsionin, privatizimet e egra dhe evasive. Ky model është ai që fabrikon këta politikanë të korruptuar që janë mishërim dhe zbatues të tij”, tha Kurti.

Albin Kurtin e kanë quajtur edhe “protestues i lindur”. Nga protestat si student kundër regjimit të Milloshevicit, me guximin e shfaqur pas mureve të burgjeve serbe, e deri te Serbia nuk kalon. E për të cilën Ministria e Brendshme thotë se nuk do lejohen bllokime ilegale rrugësh.

“Ministria e Brendshme mund të japë urdhëra me direktiva të tillë politike, por do të jetë në kundërshtim me Kuvendin e Kosovës. Ne më 14 janar do jemi krejtësisht të padhunshëm. Qindra e qindra maune të Serbisë do të bllokohen dhe kufiri do të bëhet vërtet kufiri shtetëror i Kosovës, në respekt të Kushtetutës dhe 85 shteteve që kanë njohur pavarësinë”, deklaroi lideri i Vetëvendosjes.

Kurti pavarësisht se c’formë proteste ka zgjedhur, nuk e ka braktisur kurrë kërkimin e Vetëvendosjes. Sfida e radhës është në kufijtë shtetërorë me Serbinë, që për të qenë të tillë, sipas Kurtit duhet të sprapsen së pari serbët, në mënyrë që sic thotë ai: të mos kemi qeveri që sprapsen në Kosovë.

AK: Kurti e meriton

Aleanca Kuq e Zi ka përshëndetur marrjen e cmimit “Personazh i Vitit 2011” prej liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në një deklaratë të sajën, Aleanca Kuq e Zi vlerëson se dhënia e këtij cmimi nga Top Channel për Albin Kurtin është plotësisht e merituar dhe një vlerë e shtuar cështjes kombëtare shqiptare. Vetë lideri i AK-së, Kreshnik Spahiu tha se AK mbështet cdo lëvizje dhe cdo individ që punon për mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar. 

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

ILIRIDA I në 16/01/2012 18:35:52
avatar
KUNDERKOMENT ,
KOMENTI I CILI ESHTE SHKRUAR ME DATE 15.01. 2012,ORA 14:37:12 NGA S. Z...,
SIPAS TE GJITHA GJASAVE ESHTE SHKRUAR NGA DORA E NDONJE SERBI .....?!!!
PSE, ANALIZONE ME KUJDES .?!
ATA QE E NJOHIN MIRE MENTALITETIN , DHE TE SHPREHURIT E FJALORIT TE UDBES SLLAVE , KUNDER SHQIPTAREVE SHPREHEN DHE SHKRUAJN NE KETE MENYRE ....!!!


ILIRIDA 007te
Thumbs Up Thumbs Down
0
Salim Zeqiri në 15/01/2012 14:37:12
avatar
Salim Zeqiri reagon ngjarje e 14 ne kosov kosova eshte cliru prej serbis ka mbet vetem prej qeveris mu cliru.
Duhet te bohet nje qeveri teknike.
Por duhet ta formojn edhe kshillin prej 7 antarve
1.1.Shqiptar prej kosove
2.1.Shqiptar prej shqiprie
3.1.Shqiptar prej maqedonie
4.1.Shqiptar prej greqie
5.1.Shqiptar prej malit te zi
6.1.Shqiptar prej lugines preshves
7.1.Shqiptar prej lugines sanxhakut.
Popullata e kan humbur besimin te pertit Psh, 2001 U bo lufta u gjegen fshatrat vetm te formohet 1 parti disa deputet e minstra...
Psh,Formohet shoqata Zgjohu organizohen protesta kalan e shkupit u rrafen disa te ri vetm e vetm 1 deputet te bohet kryetari i Zgjuh.
Mos tju ndodhin edhe juve vetvendosje si rastet ne maqedoni.
Moralisht kryetari i parlamentit kryeministri i punve te mbrendhme te jape derheqe.
Arsietimi votohet ne parlament nuk zbatohen ligjet per at arsie kri parlamenti duhet te jape derheqe.
Krieminsti i ka 3 gabime
1.Emrimi te krietarit Bexhet Paculli
2.Atifete Jahjaga thot lufta e kosoves edhe koflikt.
3.Malltreton Popullaten e kosoves .
Ministri i punve te mbrenshme ka shum gabime para 3 mujve ne mitrovic u vra 1 polic Enver Zymberi kurse qert polic dezertohen gje shka ndodhi policia me mbajt ren ne podujev eshte desht me shku policia me baj ren.
Zupipotok,Zefcan, edhe nepr pika kufitar.
edhe jo me mbajt ren ne gjilan edhe podujev se ati ka ren ka ligj 3 komuna Zupipotok,Zefcan,ati nuk ka rend per at arsye ministri i munve te mbrenshme te jape derheqe
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0