Hyrje | LAJME | Kosovë | 5 vjet burg për Nazmi Mustafin

5 vjet burg për Nazmi Mustafin

image

 

Ish-shefi i Task Forcës kundër korrupsionit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafi, është dënuar me 5 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë. Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtor të akuzuarit në “Rastin Mustafi”, duke u shqiptuar atyre dënimin prej 9 vjet e 6 muaj burgim.

Nazmi Mustafi është shpallë fajtor për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje dhe është dënuar me 5 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë.

Ndërkohë Reshat Zherka e Xhelal Zherka shpallen fajtorë për ushtrim ndikim dhe nxitje të shpërdorimit të detyrës zyrtare. Vëllezërit Zherka dënohen me nga 4 vjet burgim dhe nga 10 mijë euro gjobë. Ndërsa Mirela Ndoci shpallet fajtore për ndihmë në keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dënohet me 6 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë.

Prokurori i rastit ka kërkuar që vëllezërve Zherka t''''u vazhdohet paraburgim deri në aktgjykimin përfundimtar për shkak të rrezikshmërisë së arratisjes.

Për shkak se Mustafi është treguar bashkëpunues me Gjykatën, prokurori ia ka lënë trupit gjykues të vendosë për paraburgimin e tij. Nazmi Mustafi ka thënë se ai gjithmonë e ka respektuar gjykatën dhe do të vazhdojë ta respektojë, por gjykata ka vendosur që ai të rikthehet në paraburgim. (Kosovapress)

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh: