Kosovarët – më optimistët në rajon
Kosova, së bashku me Shqipërinë, mbeten vendet më optimiste në rajon. Kështu thonë të gjeturat e sondazhit publik, të realizuar në fund të vitit 2009 në Kosovë dhe në të gjitha vendet e Ballkanit, të realizuar nga Fondi Evropian për Ballkanin (EFB), në bashkëpunim me Gallup Europe dhe në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Këto të gjetura janë prezantuar të enjten në Prishtinë, në tryezën me titull: “Paradoksi kosovar: optimizmi i lartë kundrejt sfidave europiane”. Sipas këtyre të gjeturave, edhe pse 60% e qytetarëve të Kosovës thonë se me vështirësi paguajnë faturat e shërbimeve publike, 2/3 e qytetarëve të saj ose 67%, prapë janë të kënaqur me standardin e jetesës.
Përkundër optimizmit dhe shkallës së lartë të kënaqësisë me jetën, shumica e shqiptarëve të Kosovës shohin më shumë mundësi jashtë vendit dhe duan të emigrojnë, kryesisht në Gjermani, në Zvicër dhe në SHBA.
Shqiptarët në Kosovë kanë gjithashtu shkallë të lartë të kënaqësisë me punën e institucioneve dhe janë të parët në rajon për përkrahjen për BE-në dhe NATO-n. Kryeministri Hashim Thaçi ka qenë ndër liderët më të përkrahur, ndërsa rreth 9 prej 10 personave janë përgjigjur që qeveria është e korruptuar.
Për serbët e Kosovës është rritur pakënaqësia për shkak të pavarësisë së Kosovës, nga 74% në 80% në krahasim me vitin e kaluar. Vetëm 12% e serbëve mendojnë se mund të jetojnë në paqe me shqiptarët në një Kosovë të pavarur.
Serbët e Kosovës thonë se nuk ndihen të mbrojtur as nga Qeveria e Serbisë. Më se 59% të tyre thonë se Beogradi po bën punë të dobët, madje edhe të keqe, dhe se liderët serbë mbrojnë interesat e tyre. Kjo ka bërë të shikohen edhe mundësi të tjera dhe, ndoshta për këtë arsye, përkrahja për anëtarësim në BE ndër serbët e Kosovës është rritur nga 9% në 22%, në krahasim me vitin 2008.
Gallup Ballkan Monitori hulumton opinionin publik në çështje të ndryshme, që nga kënaqësia me standardin dhe kushtet e jetës së qytetarëve, besimi në parti politike, gjykata, OJQ dhe media, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar deri te pritjet dhe qëndrimet drejt integrimit në BE dhe NATO.
- “Amnistohen” dhjetëra “kodoshë” të shpallur
- Nuk ka Evropë, as OKB me “kebab diplomacy”!
- Tetova shënoi “Ditën e dallimeve”
- Pastruesi shqiptar diplomon në Universitetin Columbia
- BDI kërkon respektim të shqipes, PDSH vend për “marrëveshjen e re”
- Tregu shqiptar dhe (inter) nacionalizmi ekonomik
- Komandanti i tradhtuar dhe i harruar
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj