Hyrje | LAJME | Kosovë | Sejdiu i gatshëm të takohet me Tadicin

Sejdiu i gatshëm të takohet me Tadicin

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se është i gatshëm të bisedojë me presidentin e Serbisë, Boris Tadic, kudo dhe kurdo, por me kusht që ky takim të jetë në cilësinë e presidentëve të dy shteteve të pavarura.

“Këto duhet të jenë bisedime ndërshtetërore, e jo çfarëdo bisedimesh për statusin e Kosovës, për çka edhe flitet vazhdimisht në Beograd. Ne jemi shtet i pavarur”, ka deklaruar Sejdiu në një intervistë për të përditshmen “Jutarnji List”, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Duke thënë se në Beograd për Kosovën flitet si për një problem, Sejdiu ka thënë se ky problem nuk ekziston, por ekzistojnë ato probleme ata që i krijojnë si të tilla në rajon.

”Jemi të gatshëm t’i lëmë mënjanë ato gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur, të gjitha ato krime që na janë bërë dhe të bisedojmë hapur dhe në formë të barabartë. Të gjithë ne duhet që me sjelljen tonë t’i kontribuojmë qetësimit të tensioneve në rajon, sepse të gjithë për synim kemi paqen, bashkëpunimin me të gjithë përreth, zhvillimin dhe anëtarësimin në NATO dhe BE”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka vlerësuar se “Serbia e sotme duhet të çlirohet nga barra dhe mbetjet e politikës së Millosheviqit”. /REL/

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

ken30 në 02/03/2010 05:24:48
avatar
KOMPROMIS I DOMOSDOSHËM


Me perfundimin e luftës të UÇMB dhe marveshjes me Serbin defakto Serbia u shpërblye me suspendimin gjashtë kilometërshe të ZONËS NEUTRALE te kufirit Kosov-Serbi që ishte vendosur në marrveshjen e Kumanoves ndërmjet NATOS dhe Serbies dhe forcat sërbe prap ju afruan kufirit te Kosovës dhe erdhën deri te URA e IBRIT në brendsi të Kosovës.

Negociatat e dhimbshme të Vjenes pastaj Rikonfigurimi i Ban ki Moonit , ardhja e EULEX nën mandatin e OKB-së nën resoluten 1244 neutral ndaj pavarsisë së Kosovës me decentralizimin gjashtë piksha Protokolla ishte një vazhdimsi që filloi me heqjen e ZONËS NEUTRALE dhe siq po shifet do të përfundon me një emërtim të quajtur nga diplomatët KOMPROMIS I DOMOSDOSHËM.

Stategjia e Piter Faith për veriun e Kosovës konfliktin shekullor Shqiptaro-Sërbë e konsideron si qështje të mbyllur.
Konflikti Shqiptaro-Sërbë emërtohet ose Rikonfigurohet në termin e ri si konflikt Kosovaro-Sërbë .Që do të thotë konflikti Shqiptaro-Sërbë përfundon zbashku me qashtjen kombëtare.
Konflikt Kosovaro-Sërbë tani fillon ta quhet KOMPOMIS I DOMOSDOSHËM në mes të Kosovës dhe Sërbies ose parapregaditje për negociata të reja me Serbien.që direktë është kopje e konfliktit IZRAELO-PALESTINEZ.

Kompromis i domosdoshëm do të thotë rinegocim dhe pajtim të domosdoshëm me kompromise të dhimbshme për Kosovën dhe përmbyllja e konfliktit SHQIPTARO-KOSOVARO-SËRBË në ndarje të Kosovës ose siq po e quajnë diplomatët ndërkombtarë shkembim teritoresh do ta japim 30% të teritorit të Kosovës dhe ne do ta marrim qytetin e Preshevës..
02.03.2010.ken30
Thumbs Up Thumbs Down
0
ILIRIDA I në 28/02/2010 17:21:10
avatar
ZOTI PRESIDENT RESPEKT ,

TREGOI SERBISE KU E KA VENDIN ...!!!


NGA :ILIRIDA 007
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0