Kur Serbia njeh doganat, ajo njeh edhe kufijtë e Kosovës
“Kur Serbia njeh doganat, njeh edhe kufijtë e Kosovës” i ka thënë Radio Dukagjinit zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, duke komentuar deklaratën e drejtorit për Zgjerim të BE-së, Pierre Mirel se Serbia duhet të pranojë pikat doganore të Kosovës. Edhe drejtori i doganave Naim Huruglica pohon se me njohjen e doganave në mënyrë të tërthortë njihet edhe shteti.
Dy ditë pas shpalljes së pavarësisë, pikat doganore në veri të vendit janë djegur dhe që nga ajo kohë, serbët e veriut të dirigjuar nga Beogradi nuk lejojnë që ato nuk mbikëqyren nga doganat e Kosovës.
Duke pasur parasysh këtë moskontroll, askush nuk di se çfarë hyn dhe del nga ajo pjesë e vendit. Kjo ka bërë që Qeveria e Kosovës ta quaj veriun ”Çerdhe të krimit”.
Për ta parandaluar këtë, Komisioni Evropian i ka kërkuar Serbisë përmes drejtorit për Zgjerim të BE-së, Pierre Mirel që të pranoj pikat doganore të Kosovës. Kjo kërkesë është mirëpritur nga institucionet e Kosovës.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi ka deklaruar se kur njihen doganat indirekt njihet edhe shteti i Kosovës. “Në momentin që i njeh doganat, njeh kufijtë në kuptimin juridiko-formal dhe unë besoj që mbi bazën e asaj është një hap i dukshëm në njohjen reciproke në radhë të parë të tërësisë territoriale të njeri-tjetrit dhe besoj që me kohë edhe të vet shteteve sovrane”, ka deklaruar Kuçi.
Të njëjtin mendim ndanë edhe drejtori i doganave të Kosovës, Naim Huruglica. “Doganat paraqesin një ndër elementet më të fuqishme sovrane të një shteti dhe në rastin konkret pranimi ose thjesht funksionalizimi i të gjitha pikave është shenjë e fuqishme e asaj që quhet mëvetësi ose pavarësi e një vendi”, ka thënë ai.
Drejtori për Zgjerim i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Pierre Mirel ka deklaruar në Beograd se Bashkimi Evropian pret nga Serbia që të zhvillojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën.
- “Amnistohen” dhjetëra “kodoshë” të shpallur
- Nuk ka Evropë, as OKB me “kebab diplomacy”!
- Tetova shënoi “Ditën e dallimeve”
- Pastruesi shqiptar diplomon në Universitetin Columbia
- BDI kërkon respektim të shqipes, PDSH vend për “marrëveshjen e re”
- Tregu shqiptar dhe (inter) nacionalizmi ekonomik
- Komandanti i tradhtuar dhe i harruar
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Mos llomotite si derr ne balte dhe mos ha ne emer te popullit,se populli nuk eshte ende i lire
Publikoni komentin tuaj