Tre personat e vetëvrarë në Skoci nuk janë kosovarë
Tre persona që të dielën kanë bërë vetëvrasje në Skoci nuk janë kosovarë, e konfirmoi të hënën ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti.
Ai tha se autoritetet britanike kanë konfirmuar se tre personat nuk janë kosovarë, duke demantuar kështu një lajm të transmetuar nga AFP.
"Autoritete zyrtare britanike e konfirmojnë zyrtarisht se njerëzit, për të cilët është dyshuar se ishin shtetas të Kosovës dhe kishin bërë vetëvrasje dje, nuk janë shtetas të Kosovës”, ka sqaruar Hamiti.
“Ambasada e Kosovës është përpjekur që nga momenti i parë të marrë vesh apo edhe të konstatojë vërtetësinë e lajmit, sepse ishte shqetësuese kur në lajme doli se ata persona ishin shtetas të Kosovës", tha ambasadori Hamiti për Radio Kosovën, duke u shprehur i lumtur që nuk bëhet fjalë për shtetas të Kosovës. /rtk/
Skoci: Vetëvriten 3 shqiptarë nga Kosova pasi ju refuzohet azili
Tre shqiptarë shtetas të Kosovës, dyshohet se kanë vdekur në Skoci, pasi janë hedhur nga pallati për shkak të refuzimit të kërkesës për azil, bën të ditur gazeta prestigjioze "The Guardian".
Në shkrimin e saj gazeta thekson se viktimat janë dy meshkuj dhe një femër. Sipas gazetës, ata ishin lidhur me njëri-tjetrin, duke u hedhur së bashku nga kati i 15-të i një ndërtese në qytetin e Gllasgout mbrëmjen e së shtunës.
Trupat e viktimave janë gjetur mëngjesin e së dielës në një kompleks ndërtesash. Ende nuk dihet identiteti i viktimave, dhe lajmi nuk është publikuar zyrtarisht nga autoritetet.
Megjithatë, “The Guardian” citon një dëshmitare, e cila jetonte në një banesë përballë viktimave. Sipas saj, “pasi kam hapur perdet e dritareve, pashë trupat e tyre të shtrirë në tokë”. “Menjëherë i telefonova policisë”, vijon ajo.
Dyshohet se tre personat kanë bërë një pakt së bashku për të kryer një vrasje kolektive. /bota sot/telegrafi/
- “Amnistohen” dhjetëra “kodoshë” të shpallur
- Nuk ka Evropë, as OKB me “kebab diplomacy”!
- Tetova shënoi “Ditën e dallimeve”
- Pastruesi shqiptar diplomon në Universitetin Columbia
- BDI kërkon respektim të shqipes, PDSH vend për “marrëveshjen e re”
- Tregu shqiptar dhe (inter) nacionalizmi ekonomik
- Komandanti i tradhtuar dhe i harruar
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Ngushllime familjareve te te vdekurve dhe lus zotin qe te mos ndodhin me keto oncidente
Publikoni komentin tuaj