Hyrje | LAJME | Kosovë | Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Presidenti i Fatmir Sejdiu priti kryeministrin e Belgjikës, Yves Leterme, në një takim ku u diskutua për marrëdhëniet në mes të dy vendeve, thellimin e bashkëpunimit bilateral, si dhe për perspektivën evropiane të rajonit.

“Vizioni i popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës është integrimi sa më i shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha Sejdiu, duke shtuar se Kosova angazhohet për integrimin e të gjithë rajonit në strukturat euroatlantike, meqë kjo do të ishte perspektiva më e mirë për të gjithë popujt e kësaj pjese të Evropës Juglindore.

Nga ana e tij, Leterme tha se Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe aspiratat e popullit të saj për të qenë sa më parë pjesë e integruar e familjes evropiane.

“Belgjika do të marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe gjatë këtij mandati do të ketë prioritet edhe rajonin tuaj, e ardhmja e të cilit pa dyshim që është në Evropën e bashkuar”, theksoi Leterme.

Ai gjithashtu premtoi se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave. /Telegrafi/

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0