Majko: Vizita e Metës në Serbi e gabuar
Me vizitën e tij në Serbi, ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta u shërbeu interesave serbe në një moment të rëndësishëm për fatet e Kosovës, ka thënë ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko.
“Kjo vizitë të gabuar në kohën e gabuar, në thelb i shërben Beogradit. Aktualisht Shqipëria nga kjo vizitë nuk ka fituar asnjë gjë. Kjo është vizitë e gabuar, në kohë të gabuar. Në një mënyrë a në një tjetër, e ka ndihmuar Beogradin, të paktën në perceptim të shfaqet si një qendër e rëndësishme përsëri e vendimmarrjes ballkanike”, ka thënë Majko për TV Alsat.
Ai e sheh me dyshim trajtimin e Kosovës si një çështje të thjeshtë, ndërsa njëkohësisht, thotë Majko, del në pah një minoritet serb i paqenë ndonjëherë në Shqipëri.
“Për fat të keq, diplomacia shqiptare çështjen e Kosovës dhe gjatë kësaj vizite e ka trajtuar si një çështje ku palët nuk bien dakord, a thua se çështja e Kosovës është si çështja e emrit të Maqedonisë në marrëdhëniet me Greqinë. Me një naivitet politik hapen diskutime që kanë të bëjnë me çështjen e ekzistencës së një minoriteti serb në Shqipëri. Minoritet serb nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë. Mund të jetë një gango që ka ardhur e po bën namin këtu dhe që emrin e ka Fazlic”, vijon Majko.
Ish-Kryeministri Majko thotë se ka vërejtur sjelljen inferiore të Ministrit të Jashtëm, Ilir Meta në Serbi, i cili fliste për të ardhmen e Ballkanit në Evropën e Bashkuar, ndërkohë që serbët vazhdojnë t’i qëndrojnë agresivë në interesin e tyre kombëtar.
“Ideja se kjo është një diplomaci që na çon drejt Brukselit, se do të ulë tensionet, se do të shmangë një përplasje në vazhdim brenda Kosovës...ai që e njeh politikën serbe, që e kupton politikën serbe, e di shumë mirë se nëse do të duhet respektuar në një gjë politika serbe, nuk janë mënyra se si ajo të ofron protokollin për të pritur kur ka interes dhe nevojë. Është politikë e Beogradit që pranon që Kosova të mos jetë në asnjë tavolinë. Në mes të Tiranës, delegacioni i Serbisë u largua kur Ministri i Kosovës mori fjalën”, ka thënë Majko.
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:53)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:43)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:27)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:26)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:23)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:17)
-
Vetëvendosja: një profil (lexuar sot:13)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Rikonfigurimi i UNMIK-ut në Kosovë ishte një parapregaditje për fuqit e mëdha për ta pregaditur Rikonfigurimin e pozicioneve të tyre strategjike për të ardhmen PRO e KONTRA të aleancave të reja ushtarake.
Rikonfigurimi i Ban Ki Monnit dhe kundërshtimi i Rusisë ndaj pavarsisë së Kosovës në OKB ishte në favor të Rusisë për parapregaditjen e okupimin të Abkhazisisë dhe Osetin Jugore.
Rusia tani po e rikthen aleancen ushtarake me Ukrainën dhe paralajmrojnë manovra ushtarake të përbashkta RUSI-UKRAINË dhe defakto e përforcon edhe politiken e Sërbies kundër Kosovës që është një fitore e Putinizmit Rusë.
Gjeneralët e NATOS-KFOR-it pasi nënshkruan marrëveshje me gjeneralët serbë në Kumanovë më 9 qershor 1999. tani prezenca e përenndimit ose KFOR-it në Kosovë buron dhe bazohet në këtë Marrëveshje të Kumanovës
Përendmi me pranimin e resolutës 1244 të OKB-së për Kosovën bllokoi avancimin strategjik të aleances NATO dhe bllokoi pavarsin e Kosovës që më vonë u detyruan ta fabrikojnë Planin e Ahtisarit për Kosovën si Joker.
Qartë u kuptua më 5 marsë se shkrirja e raporteve në mes FSK dhe KFOR-it obligoi prezencat ndërkombtare të pozicionohen në mbrojtje të marrveshjes së Kumanovës aty ku buron resoluta 1244 e OKB-së.dhe i detyron prezencat nërkombtare të marrin pozicione neutrale ndaj pavarsisë se Kosovës deri sa të jetë në fuqi resoluta 1244. e OKB-së.
Samiti në Brdo të Kranjës tregon qartë se Kosova po bllokohet në raportet rejonale nga Serbia në bazë të resolutes 1244 që tani kjo resolute është në koma e vdekshme por juridikishtë është e gjallë dhe komplikon shtetëndërtimin e Kosovës.
Sikurse Plani i Ahtisarit poashtu tani edhe STRATEGJIA e VERIUT janë fabrikim ose JOKER i mosuksesit të Përendimit dhe Kosovës.
Stategjia e veriut të Kosovës është e damshme për Kosovën: E përmbyll konfliktin Shqiptaro-Sërbë gjithashtu e përmbyllë edhe Bashkimin Kombëtare dhe Rikonfigurohet me emertim të ri si konfliktë Kosovaro-Sërbë që modifikon historien autoktone të Shqiptarve të Kosovës( Jemi Shqiptar por jemi klonue në Kosovar.)
Përendimi dhe Kosova tani për tani janë në qorr sokak deri në gjetjen e një formule të re politike për modifikimin ose shuarjen e resolutes 1244.
Derisa Sërbia ta luan rolin dyftyrshe para dite deklarohen Eurpian , pas dite behen Rusë asgjë nuk do të ndryshoi për të miren e Kosovës.
15.03.20010.ken30
Publikoni komentin tuaj