Serbia të gjejë një model bashkëpunimi me Kosovën
Nga Serbia nuk kërkohet që ajo të njohë pavarësinë e Kosovës, mirëpo Beogradi duhet të vendosë një model të bashkëpunimit me Prishtinën, ka deklaruar ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Stephen Wordsworth.
Një lloj i bashkëpunimit, sikurse ai mes dy Gjermanive të pasluftës - apo edhe modeli i që kanë arritur Irlanda dhe Irlanda Veriore, sipas ambasadorit britanik, është i mundur.
Wordsworth po ashtu ka thënë se, përkundër faktit që BE-ja nuk do të kërkojë nga Beogradi zyrtar që të njohë pavarësinë e Kosovës, gjatë procesit të anëtarësimit do të kërkohet të përcaktojë se çka e përbën Serbinë në kuptimin fizik, respektivisht, cila është madhësia e saj dhe numri i popullsisë.
Sa i përket mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Wordsworth në një intervistë për televizionin B92, ka thënë se ky vendim (mendim) nuk do të jetë 100% në favor të njërës apo tjetrës palë, por sipas tij, pritet të jetë një zgjidhje e mesme. /Telegrafi/
- “Amnistohen” dhjetëra “kodoshë” të shpallur
- Nuk ka Evropë, as OKB me “kebab diplomacy”!
- Tetova shënoi “Ditën e dallimeve”
- Pastruesi shqiptar diplomon në Universitetin Columbia
- BDI kërkon respektim të shqipes, PDSH vend për “marrëveshjen e re”
- Tregu shqiptar dhe (inter) nacionalizmi ekonomik
- Komandanti i tradhtuar dhe i harruar
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj