Hyrje | LAJME | Kosovë | Mitrovicë, sulmohen dy shqiptarë në veri

Mitrovicë, sulmohen dy shqiptarë në veri

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Dy shqiptarë janë sulmuar nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës.  Dy të rinjtë, njëri 25 dhe tjetri 26 vjec e denoncuan sulmin në polici.

Ata thanë se u sulmuan pa shkak. Në fillim serbët kishin filluar t’i ofendonin me sharje me sfond etnik dhe më tej kishin filluar t’u gjuanin me gurë. Njëri prejt tyre pasi u rrëzua nga bicikleta ra pre e dhunës së serbëve, ndersa tjetri arriti të largohej nga vendi i ngjarjes duke u drejtuar tek një njësi policore në afërsi të zonës së “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.

Viktima, 26-vjeçar ka marrë plagë në kokë dhe në trupi, ndaj është dërguar në spitalin e Mitrovicës. Sipas raportit mjekësor, lëndimet konsiderohen të lehta. Ndërsa  viktima tjetër e sulmit u rikthye më tej në vendngjarje i shoqëruar nga policia, por nuk mundi të identifikojë agresorët. Hetimet për gjetjen e fajtorëve po vazhdojnë.

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

ILIRIDA I në 26/04/2010 12:20:13
avatar
Ju kisha lutur shqiptareve qe ta ken durimin edhe atehere kur na vrasin thjeshte serbet vellaznit tane.Sepse a e dini sa Adem Jashari ka qen shok ne armaten e jugosllavise me Arkanin,siq u kam thene se Radovan Karaxhicci e ka nanen shqiptare!



NGA ;ILIRIDA 007
Thumbs Up Thumbs Down
0
nasradini në 12/04/2010 06:20:54
avatar
Te teren e dijn mire edhe policet,kjo eshte e pergaditur me ju shti frigen qe edhe nese ndohet mitrovica krejte mos me ba za shqiptari.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0