Hyrje | LAJME | Kosovë | Pacolli: Swaziland njeh pavarësinë e Kosovës

Pacolli: Swaziland njeh pavarësinë e Kosovës

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Në një konferencë të mbajtur të enjten, Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, prezantoinjohjen e Republikës së Kosovës nga shteti jugafrikan Swaziland.

Sipas tij, kjo njohje erdhi pas shumë takimeve që ai kishte zhvilluar me ministrin e Jashtëm te këtij shteti F.M. Lutfo Ephraim Dlamini dhe shume personalitete te tjera të Mbretërisë së Swazilandit. Pacolli ka deklaruar se atij i është thënë nga ministri Ephraim Dlamini se nota verbale e njohjes nga Swazilandi do të arrijë në Kosovë të hënën.

Në të njëjtën kohë, Presidenti i AKR-së ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për mungesë të strategjisë për lobim, duke vlerësuar ngecje ne procesin e njohjes pasi që këtë vit vendi ynë është njohur nga vetëm një shtet.

Pacolli po ashtu shfaqi letrën për njohje edhe nga Guineja e Re. AKR kishte paralajmëruar këtë njohje në muajin dhjetor, pasi kishte pranuar një letër zyrtare ku thuhej se edhe ministri i Jashtëm i Kosovës është njoftuar për këtë njohje që i vjen Kosovës.

Pacolli kërkoi përgjegjësi nga Ministria e Jashtme e Kosovës për këtë njohje, derisa kërkoi sqarime për mosveprim dhe moskrijim të marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet.

Kreu i AKR-së tha se asnjëherë nuk ka ndalur fushatën e tij të lobimit duke deklaruar se e ka intensifikuar këtë fushatë, veçanërisht në Afrikë dhe se së shpejti Kosovën do ta njohin edhe tri vende të tjera.

Pacolli vlerësoi se do të mund të tregonte me kompetencë të plotë se cilat janë këto vende, por për hir të korrektësisë, publikimi do të bëhet në momentin e njohjes së Kosovës nga këto shtete.

Swazilandi është një shtet i vogël jugafrikan, jo më shumë se 200 kilometra në veri dhe 130 kilometra në perëndim. Sipas statistikave të vitit 2009, ky shtet ka afro 1.2 milionë banorë. /Telegrafi/

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

haxhiu në 12/04/2010 06:16:25
avatar
Lule
Ka si ti shume vajza shqiptare e djem me pakes!Por jo mos thuaj se jeten e japi se keta qe i permende deshiroin keshtu me vdek patriotet e kta me shkel gjakun e shqiptareve.Si ti oj sorkadhe i duhet kombit shqiptar.
Thumbs Up Thumbs Down
0
haxhiu në 09/04/2010 17:27:10
avatar
Pacolli po na keqperdor qe ti behemi vegel e tij duke na genjyer qe na jep lek qe tja pergadisnim nga shtetet njohjen e pavaresise dhe ne fund gugjen po ua jep rrenci i poshter!
Edhe ministri i shendetsise i Gadafit qe erdhi ne prishtine iu premtue nje shume dhe mendoi qe Gadafin ta mashtroi por ky Pacolli e ka mashtrue veten dhe miun e vete qe ka lidhje me Gadafin.
Marre ky Pacoll nuk ,nuk ka ftyre njeriu qe e mashtron mikun e shtepise
Thumbs Up Thumbs Down
0
lulja në 09/04/2010 06:48:03
avatar
Po e vertet eshte qe Guinea e re dhe Swazilandi e kane pranu Kosoven ,po keta qeveritar jane proserb.O shqiptar qohnu si ne Kirgistan-Bishkek se kane me na pi gjakun keta,ti shporim hordhit proserbe.Une e para do te dal more edhe jeten me dhane veq me mbyte nje proserb(qeveritar).
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0